Janë publikuar audio-incizime të cilat dëshmojnë përfshirjen e Hysri Selimit në spiunazh tek BIA serbe, shkruan Periskopi.
Në njërën nga audio-incizimet e publikuara nga Dukagjini, shfaqet komunikimi i mes oficeri të BIA-s I.B i cili e këshillon se si duhet të ketë kujdes me sjelljet e tij Hysri Selimi në mjediset e targetuara dhe për një telefon të cilin Hysri Selimi e ka marr për komunikim vetëm me BIA-n serbe.
Pjesë nga biseda:
Oficeri i BIA: Ti duhesh të kesh kujdes qe kjo të mos jetë haptas, të kesh kujdes për sjelljet e tua dhe për këtë cka po flasim.
Oficeri i BIA: A ka qenë ndonjëherë ky telefon te dikush tjetër?
Hysri Selimi: Jo, asnjëherë. Asnjëherë. Ky rrin në xhepin tim, fëmijët luajnë nganjëherë me të dhe e lënë dhe une e ruaj, kam kujdes
Oficeri i BIA-s: Të bësh kujdes. Kjo është me rëndësi
Hysri Selimi: Kur të vijnë ndonjë mysafirë e lë diku vecmas