Ashtu si çdo vit, edhe sot, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe qytetarë, u mblodhën për të kujtuar dhe nderuar një nga bijtë më të mirë të Kosovës – dëshmorin Hamdi Ferati, i cili jetën e tij ia fali lirisë sonë.
Me këtë rast, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh në Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj, si dhe pranë lapidarit të tij.
“Lavdi përjetë Dëshmorit Hamdi Ferati!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!’ ka shkruar Idrizi në postimin e tij