Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shteti shpërblen me kontrata milionëshe biznesin që kryeministri Kurti e vizitoi muajin e kaluar

12/05/2025 - 09:44
në Lajme
A A
Shteti shpërblen me kontrata milionëshe biznesin që kryeministri Kurti e vizitoi muajin e kaluar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga vartësja e tij, Rozeta Hajdari, muajin e kaluar kishin vizituar kompaninë “Mercom”, e cila është distributor i autorizuar i markës franceze të veturave “Peugeot”, me ç’rast kishin njoftuar se biznesin që po e vizitojnë është përfitues i granteve nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Jo vetëm grante, por ky biznes të cilin Kurti dhe Hajdari e vizituan muajin e kaluar, më 4 shkurt 2025 kishte lidhur kontratë me shtetin e Kosovës, përkatësisht Autoritetin Qendror të Prokurimit Publik për shfrytëzimin me qira të 80 veturave të markës “Peugeot” në vlerë prej rreth 2 milionë €, përderisa kontrata ka afat vlefshmërie 5-vjeçare.

Bazuar në kontratën e siguruar nga Front Online mes AQP-së dhe “Mercom Auto”, për një veturë me qira, të cilën zyrtarët shtetëror do ta shfrytëzojnë gjatë periudhës kontraktuese 60 mujore, buxhetit të vendit do t’i kushtojë 24 mijë euro, apo më shtrenjtë se çmimi i blerjes së një veture të re, përderisa për 80 vetura të tilla do t’i paguhen kompanisë që e vizitoi kryeministri Kurti nga arka e shtetit hiç më pak se 1.920.000 €.

Kjo vlerësohet si njëra nga kontratat skandaloze mes shtetit dhe kompanisë “Mercom”, pasi që kjo e fundit në fund të vitit 2024 e ka nënshkruar një kontratë tjetër në vlerë prej rreth 1.3 milionë euro me AQP-në për furnizim me vetura të reja, ku për një veturë të re të modelit “Peugeot 308” i janë paguar mbi 22 mijë euro, derisa për ta shfrytëzuar një veturë me qira brenda periudhës 5-vjeçare do t’i paguhen 24 mijë euro të njejtës kompani.

Zyra e Kurtit paguan 550 € për një veturë me qira, AQP-ja i paguan 400 €

Për më keq, vet zyra e kryeministrit të Kosovës ka lidhur kontratë direkte me kompaninë “Mercom” në vlerë prej 99 mijë euro më 17 dhjetor të vitit 2024.
Kjo kontratë për marrjen me qira të veturave, sipas dokumenteve që i posedon FrontOnline,  përpos që ka çmim më të lartë se kontrata me AQP-në, është në kundërshtim të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik, përkatësisht nenin 95 të tij.

Ky nen përcakton qartë se një autoritet kontraktues mund të caktojë AQP-në për kryerjen e një aktiviteti prokurimi në emër të tij.
Autoriteti kontraktues gjithashtu mund të kërkojë nga AQP të ndihmojë atë për kryerjen e aktivitetit të prokurimit që kryhet nga ky autoritet kontraktues. Por, duke e anashkaluar AQP-në, zyra e kryeministrit Kurti i ka paguar kompanisë “Mercom” rreth 550 euro qira mujore për një veturë, përderisa një kosto e tillë do t’i paguhet për 15 vetura.

“Zyra e kryeministrit Kurti përpos që e ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, do t’i paguaj 550 euro në muaj, ndërsa me kontratën e AQP-së qiraja mujore e një veture është 400 euro”, thotë një burim i FrontOnline brenda Ministrisë së Financave .

 “Mercom” në fund të vitit të kaluar i shiti shtetit 58 vetura të reja për rreth 1.3 milionë euro

Kompania e subvencionuar nga Qeveria “Kurti” në nëntor të vitit 2024 kishte nënshkruar kontratë me Autoritetin Qendror të Prokurimit (AQP) për furnizim me 58 vetura nga modeli “Peugeot 308”, ku vlera e përgjithshme e tyre arrinë në rreth 1.3 milionë euro, apo mbi 22 mijë euro për një veturë të tillë.

Nga kompania që e vizitoi Kurti gjatë muajit prill 2025 kanë refuzuar të japin detaje rreth këtij procesi të prokurimit. Sipas tyre, tenderi ka qenë në përputhje të plotë me Ligjin e Prokurimit Publik.

“Tenderi me numër 2016-24-12248-2-1-1 ka qenë tender publik, i shpallur në platformën eProkurimi, ku ne kemi marrë pjesë me ofertën tonë, duke respektuar të gjitha rregullat ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës. Pasi qe tenderi është publik, te gjitha te dhënat tjera ne lidhje me ketë aktivitet te prokurimit i gjeni ne ueb faqet zyrtare te prokurimit publik.”, thuhet në përgjigjen e kompanisë për FrontOnline.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë