Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një reagim në llogarinë e saj në Facebook, pasi u nderua me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”.
Osmani ka shkruar se ky çmim dy dekada më parë i ishte ndarë Presidentit Historik, Ibrahim Rugova.
E para e vendit vlerëson se ky çmim, është një nderim për Kosovën.
“Sot, në zemër të Evropës, në Vjenë, pranova me respekt Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të veçantë organizuar nga PanEuropa. Dy dekada më parë, i njëjti çmim iu nda Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ky është një nderim për Repubikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri. Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!”, ka shkruar Osmani.