Sot, Drejtoria Rajonale e Policise Mitrovicë Veri është njoftuar për një rast kanosje në një lokal në rrugën “Kral Petri”, Mitrovicë ne aferi te sheshit “Car Lazar”.
Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin Z.I 36 vjeç, disa metra larg vendit të ngjarjes, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një thikë, një shishe alkooli dhe dokumentet personale të tij, raporton Veriu.info.
“Sipas ankuesit, i dyshuari ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kanosur se do ta digjte lokalin. Gjithashtu ne baze te deklarimeve te nje deshmitari i dyshuari ka tentuar ta pengoj thirrjen e policis, po ashtu nga deshmitaret eshte raportuar se i njëjti kishte ngacmuar disa femra në rrugën “Çlirimi”, për çka i është shqiptuar një tiketa në bazë të Ligjit për Prishjen e Rendit dhe Qetësisë Publike sipas ligjit, 03/L-142 Neni 5 paragrafi 2.
I dyshuari pasi eshte sjell ne stacion policore ka rezultuar nën ndikim të alkoolit (0.74 ‰). Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar rasti “Kanosje” i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe thika është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre për sigurinë publike.