Për pak minuta pritet të nis seanca konstuive, e 16’ta me radhë.
Deputetët sot kanë para vetes një dokument. Bëhet fjalë për një njoftim nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me kërkesën e dorëzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rreth vendimit për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, të marrë nga Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, shkruan Reporteri.net.
Letrat janë shpërndarë nga Sekretaria e Kuvendit, ku bëhet e ditur se deputetët mund të çojnë komente deri më 19 maj.
“Deputetët e Kuvendit mund t’i paraqesin komentet e tyre me shkrim, nëse kanë lidhur me kërkesën e lartëshënuar, jo më vonë se më 19 maj 2025”, thuhet në njoftim.
Seanca është paraparë të nis në orën 10:00, mirëpo deputetët ende s’janë mbledhur.