Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish u ka ikur gazetarëve, i rrethuar nga truprojat e tij.
Pak para nisjes së seancës, të 16’ës me radhë për konsistuimin e Kuvendit, Kurti është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit.
Në pamjet e publikuara nga Nacionale, kreu i VV-së pyetet në lidhje me takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, por as këtu ai nuk është përgjigjur.
Njëri nga truprojat e tij është parë duke ia shtyrë mikrofonin një gazetari.
Ndryshe, seanca e paraparë të fillojë në orën 10:00, ende nuk ka nisur.