Një rast i pazakontë vjedhjeje është raportuar në fshatin Vuqë të komunës së Leposaviqit, ku persona të panjohur kanë hyrë në pronën e një gruaje të moshuar dhe kanë marrë pajisje shtëpiake dhe bujqësore.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ankuesja D.R. (1958), sot ka denoncuar në Stacionin Policor të Leposaviqit për vjedhjen që dyshohet të ketë ndodhur më 7 maj, në një kohë të pacaktuar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në afërsi të vendit të quajtur “shupa – Pleme”, ku është konstatuar se janë vjedhur: 1 vllaçë në vlerë rreth 150 euro, 2 kazanë metalikë (200 litra), me vlerë rreth 40 euro, 1 shporet i vogël me dru
Prokurori i shtetit është informuar për rastin dhe ka udhëzuar që të iniciohet si vepër penale “Vjedhje”.
Rasti është në hetim nga njësitë përkatëse policore.