Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opsionet e vetme pas takimit te presidentja: Gjykata Kushtetuese dhe zgjedhjet

16/05/2025 - 09:28
në Kryesore, Lajme
A A
Opsionet e vetme pas takimit te presidentja: Gjykata Kushtetuese dhe zgjedhjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy opsione kanë qenë më të përmendurat para takimit të liderëve te presidentja, dhe pas takimit kanë mbetur të njëjtat.

Ose që presidentja Osmani t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ose të arrihet një dakordim për zgjedhje të reja.

Megjithatë, për të dyja, sipas burimeve të Nacionales, në takim Kurti nuk ka folur.

Sipas Kurtit, situata aktuale nuk është aspak urgjencë, por diçka që mediat po e bëjnë të madhe.

Kjo ka nxitur reagime të ashpra edhe nga partitë në opozitë.

Presidentja e shtetit ka thënë se nëse ka nevojë, nga java e ardhshme do të fillojë takimet individuale me liderët e partive politike.

Osmani ka theksuar se “tymi i bardhë” del vetëm kur të konstituohet Kuvendi.

Ajo shprehu gatishmërinë që dërgojë lëndën në Gjykatën Kushtetuese, nëse vazhdon zvarritja.

“Diskutimi ka qenë me respekt të ndërsjellë dhe konstruktiv, ndoshta për shkak të përvojës së gjatë, kam parë lloj-lloj takimesh, ky nuk ka qenë i tillë. Tymi i bardë del vetëm kur kemi konstituim të Kuvendit. Disponim minimal e thashë në kontekstin që vullnet ka tek të gjithë liderët për të gjetur zgjidhje, dhe për të dëgjuar edhe ide të reja. Dërgimin në Gjykatë Kushtetuese e kemi diskutuar për herën e parë, shpresa ka qenë që Kuvendi konstituohet më shpejt, e jo që kemi nevojë të vimë deri këtu…

Jam e gatshme t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja e procesit. Nëse shkon shumë shumë gjatë, liderët duhet të ulen e të pajtohen për zgjedhje, megjithatë për këtë duhet të pajtohen së pari për konstituim të Kuvendi” – tha Osmani, transmeton Nacionale.

Kryetar i Lidhjes Demokratke të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se nuk pati kurrëfarë zgjidhje nga takimi i përbashkët i liderëve politikë në Presidencë të Kosovës.

“Dy partitë tjera dhanë mirëkuptim për këtë plan…por kjo punë vështirë të bëhet pa partinë e parë që i ka 48 mandate.Bllokada e imponuar nga ta nuk jep zgjidhje. Asnjë propozim asnjë lëvizje nga dëshirat partiae, u mblodhën për t’i dhënë gjërat që i dimë, ky takim si i tillë nuk pati kurrëfarë kuptimi. Më habiti shumë fakti që na tha se s’ka asnjë urgjencë, që kjo pritje është çështje mediatike jo popullore. Nëse s’ka dakordacnë, zgjedhjet janë zgjidhje përfundimtare. Askush nuk ka shumicë në parlament, përderisa s’ka hsumicë do të ketë edhe krizë”, tha ai.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar detaje nga takimi në Presidencë.

Ai ka thënë se nuk pret që Kurti ta ndryshojë kandidaten për kryetare të Kuvendit.

“Ishte diskutim brenda pozicioneve që ju i dini, që i kemi shprehur, në emër të PDK-së, kërkova që kryetari i VV-së, deputeti Kurti, ta ndryshojë kandidaten, të vie me një propozim që ka mjaft në grupin e tij paralamentar, një gjë e tillë nuk pres që do të ndodh. Jemi në situatën e njëjtë ku jemi, megjithatë duhet ta shohim këtë takim si hap para, përpjekje shtesë, edhe nga involvimi i presidentes në këtë temë”, tha Krasniqi.

“Iu njoftoj se kam propozuar që presidentja në zbatim të përgjegjësive. Që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese, apo përmes dërgimit të një lënde, për krejt procesin zgjedhor, që të kemi rrugëdalje. Më shumë se problem juridik kemi politik, kjo është krizë politike. Nëse kjo qasje imponuese e VV-së vazhdon, e kemi obligim për të gjetur zgjidhje”, tha ai më tutje.

Se cila do të jetë zgjidhja mbetet të shihet, dhe këtu rol kryesor pritet të ketë Gjykata Kushtetuese.

Ajo a në dorë që të vendos masë të përkohshme ndaj seancave çdo 48 orë, të cilat nuk po japin asnjë efekt.

JU REKOMANDOJMË

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
08/07/2026 - 20:30

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, shprehet se vizita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginë përbën një moment të rëndësishëm për shqiptarët e...

Më shumëDetails

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
08/07/2026 - 20:07

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, ku vërehet një situatë përgjithësisht e qetë...

Më shumëDetails

Zhvillime politike, mblidhet kryesia e LDK-së

E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
08/07/2026 - 19:54

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mbajë mbledhje të enjten, më 9 korrik 2026, duke filluar nga ora 15:00. Mbledhja vjen një ditë pasi u...

Më shumëDetails

Ish deputeti i PDK-së publikon fotografitë e Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”: Dëmtimi akt i turpshëm, përgjegjësia bie mbi institucionet

Ish deputeti i PDK-së publikon fotografitë e Kompleksit Memorial “Zahir Pajaziti”: Dëmtimi akt i turpshëm, përgjegjësia bie mbi institucionet
08/07/2026 - 19:48

Latif Gashi, ish-deputet i PDK-së, ka reaguar pas dëmtimit të Kompleksit Memorial Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të turpshëm, të papranueshëm dhe...

Më shumëDetails

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!
08/07/2026 - 19:15

Ish-deputeti Haki Abazi, i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, ka komentuar pretendimet e tij mbi të cilat argumenton se kryeministri në detyrë, Albin Kurti,...

Më shumëDetails

Hoti: Përfaqësuesja e SHBA-së edhe sot i kërkoi Kosovës t’i diversifikojë burimet e energjisë duke iu referuar gazit amerikan

Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
08/07/2026 - 18:55

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar sot për kërkesën që është ripërsëritur nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, që Kosova të diversifikojë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë