Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Përfaqësuesi i ‘Pavin Caffes’ në krye të skandalit të Ministrisë së Pecit me rriqrat në Malishevë

16/05/2025 - 19:06
në Lajme
A A
Përfaqësuesi i ‘Pavin Caffes’ në krye të skandalit të Ministrisë së Pecit me rriqrat në Malishevë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa kompani janë të përfshira në skandalin e kontratës për eliminimin e rriqrave. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në vend të të ilaçit kundër rriqnave, bleu ilaç kundër morrave. Në konzorciumin e kompanive ishte edhe ‘Vector Pest Control SH.P.K; ku aksionar është Hamit Tafaj. Biznesmeni, Tafaj është edhe përfaqësuesi i ‘Pavin Caffes’ në Kosovë.

Në media është publikuar një skandal, afër 1 milion euro dëm i kanë shkaktuar shtetit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) përmes nënshkrimit të një kontrate për eliminimin e rriqrave, bartës të një sëmundjeje vdekjeprurëse.

Ky skandal është zbuluar nga një raport i auditimit të brendshëm të AUV-së, i siguruar nga Periskopi. Në raport evidentohen mashtrime të rënda kontraktuale që e bëjnë tenderin jo vetëm të paefektshëm, por një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

Kush është përfshirë në skandalin me rriqrat në Malishevë?

Grupi i Operatorëve Ekonomik në vend se ta kryente punën me preparatin e duhur për t’i dezinsektuar fermat kundër rriqrave, ka përdorur preparat kundër morrave.

Grupi i operatorëve ekonomik: FIDAN KRASNIQI BI SH.P.K; THERANDA VETS SH.P.K; Vector Pest Control SH.P.K; Jusuf Berisha; Ganimet Pirana B.I; Bujar F. Ejupi B.I kanë mashtruar kur kanë përdorur preparatin e quajtur Deltanil, sepse nuk i vret rriqrat, por morrat dhe mizat .

Gazeta Insajderi ka provuar të marrë përgjigje nga kompanitë e përfshira, por që nuk janë deklaruar.

Një nga kompanitë që ishte në konzorcium është edhe Vector Pest Control SH.P.K.

Në bazë të dhënave në ARBK, aksionar me 55 për qind të aksioneve në këtë kompani është biznesmeni Hamit Tafaj.

 

 

Tafaj, është edhe përfaqësues i brendit ndërkombëtar Pavin Caffe ne Kosovë.

Lidhur se kush merr përgjegjësinë për skandalin me rriqra, Insajderi ka pyetur edhe biznesmenin Tafaj por i njëjti nuk i është përgjigjur pyetjeve të redaksisë.

Në anën tjetër, nga AUV të pyetur për gjetjet e raportit të auditimit, deklaruan se se preparati i përdorur që u dyshua se është kundër morrave mund të përdoret edhe ndaj rriqrave.

“Preparati i përdorur në këtë aktivitet ka qenë “Deltanil Pour-On”, nga prodhuesi Virbac, Francë. Ky është një produkt veterinar i regjistruar në Regjistrin e Produkteve Medicinale Veterinare dhe përdoret kryesisht për kontrollin e ektoparazitëve te kafshët në ferma. Preparati i përdorur ka ofruar siguri, cilësi dhe efikasitet të lartë, ndërsa karenca e tij pas përdorimit është në përputhje me standardet e kërkuara për substancat aktive dhe limitet maksimale të lejuara në produktet me prejardhje shtazore. ë gjitha preparatet e përdorura nga AUV që nga viti 2013 për repelimin e kafshëve kanë pasur të njëjtën substancë aktive. Suksesi i zbatimit të këtyre masave në komunat e përmendura ka rezultuar që deri më tani të mos kemi humbje jete nga kjo sëmundje, e cila mbetet nën kontroll”, thuhej në përgjigjen e dhënë për Insajderin.

Por, gjatë një procesi auditimit të brendshëm rezultoi se  se preparati i përdorur  Deltanil nuk është i lejuar për përdorim te dhitë, ndërsa efektshmëria e tij për gjedhët është e kufizuar vetëm ndaj morrave dhe mizave, por jo ndaj rriqrave.

Ky preparat që është përdorur nga operatorët ekonomik e ka bërë kontratën rrjedhimisht të paefektshme duke mos e eliminuar rrezikun nga sëmundja Ethet Hemoragjike Krime-Kongo, por duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë