Ka diplomuar në Universitetin e Oxfordit në Angli kosovari Enis Gërxhalija nga Vushtrria, duke marrë titullin “Master në Fizikë”, transmeton Gazeta Online VeriuInfo.
Gërxhalija sot në ceremoninë e diplomimit është prezantuar me flamurin e Kosovës.
Ai jeton prej vitesh në Liverpool të Anglisë dhe ushtron profesionin e profesorit të lëndës së fizikës./VeriuInfo