Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksionet në veri, BE reagon e shqetësuar’: I bëjmë thirrje kryeministrit në largim …

17/05/2025 - 00:37
në Kryesore, Lajme
A A
Aksionet në veri, BE reagon e shqetësuar’: I bëjmë thirrje kryeministrit në largim …
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj operacioneve të fundit të autoriteteve të Kosovës në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

BE i ka cilësuar si veprime që rrezikojnë të rrisin tensionet ndëretnike dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“I bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë të ndalojnë këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia, u bëhen thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve.

Nga BE, janë shprehur veçanërisht të shqetësuar me operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dhe ato të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtim të besimit ndërmjet komuniteteve”, thuhet aty.

Në reagim theksohet edhe se si Kosovës ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen në dialog dhe zbatojnë marrëveshjet e arritura përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Reagimi:

Veprimet e fundit të policisë së Kosovës, inspektimet dhe mbylljet e shërbimeve publike rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale, si dhe të dëmtojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kundër uzinës së furnizimit me ujë dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

I bëjmë thirrje kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë të ndalojnë këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.

Si Kosova, ashtu edhe Serbia, u bëhen thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në kuadër të këtij dialogu, pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor për rrugën evropiane të të dyja palëve.

JU REKOMANDOJMË

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

‘Prezenca e Kurtit në zgjedhjet në RMV’, Abazi: Humbës dhe përqarës!
08/07/2026 - 19:15

Ish-deputeti Haki Abazi, i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, ka komentuar pretendimet e tij mbi të cilat argumenton se kryeministri në detyrë, Albin Kurti,...

Më shumëDetails

Hoti: Përfaqësuesja e SHBA-së edhe sot i kërkoi Kosovës t’i diversifikojë burimet e energjisë duke iu referuar gazit amerikan

Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
08/07/2026 - 18:55

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar sot për kërkesën që është ripërsëritur nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, që Kosova të diversifikojë...

Më shumëDetails

“Përdorimi i drogës i ka prek edhe nivelet e larta”, deputeti Ramadani përgjigjet nëse ka dyshime se dikush në Kuvend ose Qeveri përdor narkotikë

Ramadani: Zgjedhjet në Serbi kanë treguar se “rrjeti nacionalist” në këtë vend vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe
08/07/2026 - 18:37

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, është shprehur i shqetësuar për përdorimin e substancave narkotike në Kosovë, duke theksuar se “i ka prekë edhe nivelet e larta”...

Më shumëDetails

IQMT mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

IQMT mbyll 6 biznese dhe gjobit 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
08/07/2026 - 18:26

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka filluar sot aksionin e inspektimeve ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve. Inspektimet janë zhvilluar në...

Më shumëDetails

Rama foto me Rutten: Zemra mal kur i thua Sekretarit të NATO-s shihemi në Samitin e ardhshëm në Shqipëri

Rama foto me Rutten: Zemra mal kur i thua Sekretarit të NATO-s shihemi në Samitin e ardhshëm në Shqipëri
08/07/2026 - 17:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Kreu i Qeverisë shqiptare ka shprehur lumturinë e tij meqë do të organizohet...

Më shumëDetails

Prattipati e ripërsëriti kërkesën për gazin amerikan, Kurti sot nuk e përmendi kur tregoi planet për të ardhmen energjetike

Prattipati e ripërsëriti kërkesën për gazin amerikan, Kurti sot nuk e përmendi kur tregoi planet për të ardhmen energjetike
08/07/2026 - 17:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në një organizim të KOSTT, ku përveç tregtimit të energjisë elektrike, ka folur edhe për tranzicionin energjetik në të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë