Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, PE-ja ‘e qorton’ Serbinë

18/05/2025 - 01:13
në Kryesore, Lajme
A A
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, PE-ja ‘e qorton’ Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse në tërësi nuk po arrihet të ndalohet diskriminimi i shqiptarëve në Serbi, të paktën në sferën ndërkombëtare ka arritur të futet në listën e problemeve që po evidentohen dhe po kërkohet të zgjidhet.

Përmes një rezolute të miratuar mbi raportet e Komisionit për Serbinë për vitet 2023 dhe 2024, Parlamenti Evropian, ka dhënë vërejtje dhe ka shprehur shqetësime për diskriminimin e pakicave kombëtare.

Pika 46 e raportit thotë se liria e shprehjes, qasja në informacion nga mediat, mbrojtja e të drejtave të pakicave, identiteti kulturor, arsimimi për pakicat dhe hetimi i krimeve të motivuara nga urrejtja, janë fusha në të cilat Serbia i mbron pakicat vetëm formalisht.

Mungesa e arsimimit në gjuhën amtare, mungesa e teksteve shkollore, mungesa e mësuesve e shumë fusha të tjera përmenden në këtë raport.

“… i bën thirrje Serbisë të sigurojë të drejtën për të përdorur emra dhe gjuhë specifike për grupet minoritare, duke përfshirë gratë brenda komunitetit bullgar; vëren me shqetësim se jo të gjitha tekstet shkollore janë përkthyer në bullgarisht; i bën thirrje qeverisë serbe që të sigurojë të drejta reciproke të barabarta për pakicën kroate në Serbi, siç gëzon minoriteti serb në Kroaci, veçanërisht në lidhje me sigurimin e përfaqësimit të tyre reciprok në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke përfshirë nivelin rajonal dhe lokal; rithekson shqetësimin e saj në lidhje me zbatimin kufizues dhe arbitrar të Ligjit për Qëndrim të Përhershëm dhe të Përkohshëm lidhur me pasivimin e adresës së mijëra shqiptarëve në jug të Serbisë…”, deklaroi Ragmi Mustafi – ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Rezoluta që përkitazi flet për diskriminimin ndaj shqiptarëve, nënvizon se respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare është një kusht thelbësor për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Ne presim që përtej raportimit dhe evidentimit të shkeljeve, shtypjes diskriminimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të ketë edhe akte më tutje, përkatësisht të procesohen në komisionet përkatëse, dhe Bashkimi Evropian përfundimisht të marr masat e nevojshme për ta përmirësuar gjendjen me të drejtat e njeriut dhe pakicave në Serbi, dhe rrjedhimisht në pozitën e vështirë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë…”, shtoi Mustafi.

Mustafi thotë se shifrat e nxjerra ndër vite tregojnë se numri i adresave të pasivizuara flet për mijëra shqiptarë të cilëve iu mohohet e drejta për çfarëdo shërbimi në Serbi, sepse kjo është bërë në mënyrë selektive me pretendimin se për një periudhë të caktuar nuk kanë jetuar në shtëpitë e tyre./Dukagjini/

JU REKOMANDOJMË

Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji
29/03/2026 - 17:17

Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka folur në lidhje me shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë. Ai tha se shkaku ende nuk...

Më shumëDetails

Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Étampes në Francë

Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Étampes në Francë
29/03/2026 - 16:25

Bésart Blakaj ka marrë zyrtarisht detyrën si Nënkryetar i Komunës Étampes në Francë, duke u bërë pjesë e rëndësishme e udhëheqjes lokale në këtë rajon. ​Përmes një njoftimi...

Më shumëDetails

Pamje si nëpër filma: Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë

Pamje si nëpër filma: Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë
29/03/2026 - 15:51

Rruga “Malush Kosova” në Prishtinë ka pësuar një shembje të madhe. Sipas pamjeve shihet një gropë gjigante që është formuar në këtë rrugë duke shembur rrugën e asfaltuar....

Më shumëDetails

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
29/03/2026 - 15:19

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim në Invazivën e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, ndërsa familjarët e të sëmurëve, alarmojnë se mungesa e stentave, po...

Më shumëDetails

Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje
29/03/2026 - 14:55

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Injektimi i...

Më shumëDetails

Ekspozita për masakrat e luftës, Tahiri: Shteti ka dështuar, prej një skandali në tjetrin

Tahiri, Kurtit: Fenomeni më i dhimbshëm është emigrimi, rreth 130 mijë punëtorë e kanë lëshuar Kosovën
29/03/2026 - 14:42

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si dështim shtetëror rastin e ekspozitës për masakrat në Prishtinë, e cila u tërhoq pas raportimeve për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompania e Fatmir Zymberit, JYSK  mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

    Kompania e Fatmir Zymberit, JYSK mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Operacioni “Epic Fury”: SHBA-ja godet objektiva strategjike në Iran

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A e dini se me kë do të jetë në grup Kosova në Botërorin 2026, nëse e mposht Turqinë?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urgjencën e Vushtrrisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë