Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista Srpska thotë se do të kërkojë takim urgjent me QUINT’in pas hyrjes se zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq

20/05/2025 - 14:24
në Kryesore, Lajme
A A
Lista Srpska thotë se do të kërkojë takim urgjent me QUINT’in pas hyrjes se zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania e ujësjellësit “Ibër-Lepenc” ka hyrë në objektin e Kryqit të Kuq në Liqenin e Ujmanit me ndihmën e Policisë së Kosovës sot në veri të vendit.

Për këtë ngjarje ka reaguar partia kryesore e serbëve të Kosovës, Lista Srpska, e cila tha se do të kërkojë një takim urgjent me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

“Për shkak të kësaj, si dhe veprimeve të shumta të mëparshme të njëanshme dhe të dhunshme të institucioneve të Kosovës, Lista Srpska do të kërkojë takim urgjent me ambasadat e shteteve të QUINT-it në Mitrovicën e Veriut, për të vënë në dukje drejtpërdrejt kërcënimin ndaj të drejtave themelore të popullit serb, sigurinë në terren dhe funksionimin e shërbimeve humanitare dhe shëndetësore”, tha kjo parti.

Srpska, siç bën zakonshëm, ka akuzuar Policinë e Kosovës për bastisje brutale të një objekti që “i përket Kryqit të Kuq të Kosovës, me urdhër të Albin Kurtit, me të cilin autoritetet kosovare jo vetëm që e morën objektin me dhunë, por rrezikuan edhe punën dhe mandatin e një prej organizatave humanitare më të vjetra dhe më të rëndësishme në botë”.

“I kujtojmë publikut se Kryqi i Kuq është një organizatë humanitare mbikombëtare dhe neutrale që vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventat e Gjenevës, të cilat i detyrojnë të gjitha palët të respektojnë statusin, paanshmërinë dhe misionin e tij. Sulmi në objektin e këtij institucioni përbën shkelje të rëndë të të gjitha konventave ndërkombëtare përkatëse”, ka thënë kjo parti, duke listuar disa prej këtyre shkeljeve të pretenduara.

“Kryqi i Kuq i Kosovës është një organizatë legale e njohur si pjesë e plotë e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili gjatë viteve të veprimtarisë së tij ka bashkuar të gjitha komunitetet dhe me vetëmohim ka ofruar ndihmë për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve – serb, shqiptar, rom, boshnjak e të tjerë. Puna e tyre është simbol i humanizmit, i solidaritetit dhe i bashkëpunimit, pikërisht në një mjedis ku nevojitet më shumë”.

‘Përveç kësaj, kjo organizatë punon në mënyrë aktive në edukimin dhe trajnimin e të rinjve, kryesisht përmes programeve të ndihmës së parë dhe përgatitjes ndaj fatkeqësive, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më humane”.

“Veçanërisht shqetësues është fakti se veprime të tilla kërcënojnë drejtpërdrejt funksionimin e sistemit të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili prej shumë vitesh organizohet nga Kryqi i Kuq i Kosovës. Falë punës së tij, furnizohet me gjak objektet shëndetësore në Mitrovicë të Kosovës, Graçanicë dhe Pasjanë. Duke sulmuar këtë institucion vihet në pikëpyetje stabiliteti i sistemit shëndetësor dhe siguria e pacientëve që varen nga furnizimi i rregullt me ​​gjak”.

JU REKOMANDOJMË

Rama merr vëmendje në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit atletet e bardha të kryeministrit

Rama merr vëmendje në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit atletet e bardha të kryeministrit
08/07/2026 - 12:29

Kryeministri Edi Rama ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara u shfaq i veshur me kostum dhe atlete të bardha. Kjo nuk është hera...

Më shumëDetails

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“S’dua të bëj biznes me ta”, Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën
08/07/2026 - 12:12

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën në një samit të NATO-s se i kishte urdhëruar Sekretarit të tij të Thesarit, Scott Bessent, të ndërpresë të gjithë tregtinë...

Më shumëDetails

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti

Europa përballet me temperatura rekord, ja kush po preket më së shumti
08/07/2026 - 11:44

Europianët po përjetojnë një tjetër valë rekord të të nxehtit, por jo të gjithë po preken në të njëjtën masë. Një studim i ri nga Agjencia Europiane e...

Më shumëDetails

Cakolli: Pas certfikimit të zgjedhjeve rrjedh afati për krijimin e Kuvendit, pastaj Qeveria ose Presidenti

Cakolli: Pas certfikimit të zgjedhjeve rrjedh afati për krijimin e Kuvendit, pastaj Qeveria ose Presidenti
08/07/2026 - 11:31

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, nis rrjedhja e afatit për krijimin e institucioneve të reja. Ai ka sqaruar procedurat për...

Më shumëDetails

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar: Dogana i gjen 128 palë këpucë “firmato” në bagazh

Tha se s’kishte asgjë për të deklaruar: Dogana i gjen 128 palë këpucë “firmato” në bagazh
08/07/2026 - 11:27

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në pikën kufitare në Han të Elezit, ka ndaluar mallra të dyshuar për cenim të të drejtave të pronësisë. Gjatë kontrollit të...

Më shumëDetails

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata
08/07/2026 - 11:21

Kryetari i AAK’së, Ardian Gjini, si dhe Daut Haradinaj i kësaj partie kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. Bekë Berisha dhe Burim Ramadani do të vijnë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë