Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rikthimi i “El Chapo-s”| Tenderi mbi 6 milionë euro në Lipjan – Iu pre shiriti projektit por punimet ende të papërfunduara

20/05/2025 - 16:32
në Lajme
A A
Rikthimi i “El Chapo-s”| Tenderi mbi 6 milionë euro në Lipjan – Iu pre shiriti projektit por punimet ende të papërfunduara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Firma që kishte krijuar Milaim Berisha, por që tash është në pronësi të djalit të tij, e për të cilën firmë Insajderi kishte raportuar se si fitonte tenderë derisa pronarin themeltarë e kishte në burg, është rikthyer fuqishëm në një projekt të madh që e lavdëroi i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti i LDK-së. Iu pre edhe shiriti. Por, del që tash ky nënkalim i shtrenjtë, nuk është përfunduar në tërësi. Insajderi sjell detaje nga ky zhvillim.

Më 19 shtator të 2023 ishte nënshkruar kontrata për “Ndërtimi i nënkalimit, vazhdimi i ndërtimit të sheshit, ndërtimi i parkut qendror të qytetit dhe parkingut nëntokësorë në Lipjan”.

Fituese të këtij tenderi mbi 6 milionë euro u përzgjodh konzorciumi: “Linda; EURO – INFRASTRUKTURA; B- BARDHI SH.P.K.”.

Vlera e përgjithshme e këtij tenderi kishte qenë 6,127,777.77 euro.

Në dhjetor të vitit 2024 i ishte prerë shiriti këtij projekti mbi 6 milionë, nga i pari i Lipjanit, Imri Ahmet.

Ishte përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor. Kështu kishte njoftuar komuna e Lipjanit.

“Komuna e Lipjanit ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ceremoninë e përurimit të nënkalimit dhe parkingut nëntokësor – një projekt i rëndësishëm që kontribuon në përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët”, thuhej tutje në njoftimin e komunës.

Mirëpo, kanë kaluar pesë muaj që nga prerja e shiritit dhe ankesat kanë filluar për mos përfundim të punëve të këtij projekti.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së në komunën e Lipjanit, Arsim Jashari, punimet janë ndalur krejt, punëtorët nuk shihen. Dhe është ende larg të qenit funksional.

“Kaluan 5 muaj nga hapja me nguti e nënkalimit, në kohë fushate, dhe ende infrastruktura mbështetëse mbetet e papërfunduar. Ky projekt, që kushton mbi 6 milionë euro, është ende larg të qenit funksional. Punëtorë nuk shihen, punimet janë ngadalësuar ose ndalur krejt. Çfarë po ndodh? Pse ka kaq shumë heshtje?”, thotë ai.

Jashari madje ka shtuar se si pasojë e kësaj, bizneset në atë pjesë janë në kolaps.

“Bizneset përreth janë në kolaps. Më shumë se një vit pa punë e pa qasje të lehtë për klientë. Të gjithë po vuajnë pasojat e një vendimi të pa menduar mirë. Në emër të zhvillimit, po shkatërrohet ekonomia lokale. 80% e fshatrave kanë mbetur pa investime kapitale për shkak të këtij projekti gjigant dhe të menaxhuar dobët.

Bizneset po falimentojnë. Familjet po mbesin pa të ardhura. Kjo nuk është zhvillim – kjo është dëm i drejtpërdrejtë”, ka shkruar ai.

Më poshtë mundë të shihni edhe pamje nga vendi ku është filluar ndërtimi i nënkalimit dhe parkingut nëntokësor. Dhe shihet se hapësira është në gjendje të rëndë.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Lipjanit, lidhur me këtë tender, se çka ka ndodhë me punimet, kur pritet të përfundojnë. Mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

Por kush e fitoi këtë tender?

Për tenderin “Ndërtimi i nënkalimit, vazhdimi i ndërtimit të sheshit, Ndërtimi i parkut qendror të
qytetit dhe parkingut nëntoksor në Lipjan” u përzgjodhën fituese konzorciumi “Linda; EURO – INFRASTRUKTURA; B- BARDHI SH.P.K.”.

Nga të dhënat që gjenden në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve shihet se dy kompanitë, “Linda dhe Euro Infrastruktura” kanë pronarin e njëjtë, Hysri Berishën, i cili është pronar me 100% të aksioneve në të.

Pra, teknikisht Hysri Berisha më kompaninë LINDA si lidere e operatori ekonomik fitues, ka bërë konzorcium me “vetveten” për të arritur të shpallet fitues i tenderit prej mbi 6 milionë euro, pasi që në dy kompanitë përveç pronar i 100% të aksioneve, është edhe drejtor menaxhues.

“EL Chapo” kosovar që arriti të përfitojë mbi 1 milion euro nga tenderët publikë (I)

Për kompaninë “Linda” Shpk që ishte themeluar nga biznesmeni, Milaim Berisha – Insajderi pati publikuar një hulumtim të gjatë.

Hulumtimi fliste për atë se si kompania e biznesmenit të burgosur, Milaim Berishës “Linda” shpk, kishte arritur që të përfitojë dhjetëra tenderë publikë, vlera e të cilëve kalon shumën prej mbi 1 milion e 300 mijë eurove.

Tani kjo firmë ka kaluar në pronësi të djalit të Milamit, Hysri Berishës.

Gazeta Insajderi e ka pyetur Berishën se cili është roli i babait të tij, ish-pronarit të firmës – por i njëjti nuk ishte përgjigjur.

Historiku i firmës “Linda”

Insajderi dhe organizata jo-qeveritare Democracy Plus kishin zbuluar se si kompania e biznesmenit të burgosur, Milaim Berishës, kishte arritur që të përfitojë dhjetëra tenderë publikë, vlera e të cilëve kalon shumën prej mbi 1 milion e 300 mijë eurove.

Rrëfimi për biznesmenin Milaim Berisha ka disa ngjashmëri me jetën e një prej narko-trafikantëve më të njohur botëror, meksikanin Joaquín Guzmán, i njohur me nofkën “El Chapo”.

Ndryshojnë periudhat kohore dhe natyra e biznesit, por të dy patën fatin të shënojnë suksese në biznes gjatë kohës që gjendeshin në burg.

“El Chapo”, në vitin 1993, ndërkohë që gjendej në burgun federal të Puente Grande në Meksikë, menaxhonte dhe korrte suksese në biznesin e tij të narkotrafikut. Njëzet e tre vjet më vonë, në vitin 2016, biznesi i Milaim Berishës në Kosovë gjithashtu arriti të korrte suksese të mëdha, ndërkohë që ai gjendej në burg.

Berisha, që ndodhej në paraburgim që nga viti 2013 dhe priste vendimin e trupit gjykues për rigjykimin e tij për vrasje të rëndë në tentativë, po ashtu pati një periudhë të suksesshme biznesi gjatë vitit 2016.

Insajderi kishte zbuluar se gjatë atij viti, kompania e Berishës po konkurronte në tenderët e Komunës së Shtërpcës.

Komuna e Shtërpcës kishte shpërblyer me dhjetë tenderë kompaninë e biznesmenit të burgosur. Një javë para se trupi gjykues të vendoste për fatin e Berishës, më 17 qershor 2016, kompania Linda Sh.P.K ishte shpallur fituese e një tenderi prej mbi 9 mijë e 500 eurosh. Pasi Berisha ishte dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg, biznesi i tij kishte vazhduar të përjetonte suksese.

Katër ditë pas dënimit, më 21 qershor, kompania e Berishës ishte shpallur fituese e një tenderi tjetër në vlerë prej 9 mijë e 600 eurosh. Dy ditë më pas, më 22 qershor, kompania e Berishës fitonte një tender tjetër në vlerë mbi 28 mijë euro.

Më pas, më 24 qershor, kompania e tij fitoi një tender për rindërtimin e shkollave në Komunën e Shtërpcës, vlera e të cilit ishte mbi 140 mijë euro.

Vlera totale e tenderëve të përfituar nga autoritetet komunale të Shtërpcës arrinte shifrën prej mbi 1 milionë e 33 mijë eurosh. Në të gjitha njoftimet për dhënien e kontratave, si person kontaktues ishte përmendur emri i Milaim Berishës.

Vendosja e emrit të një të burgosi si person kontaktues për implementimin e një kontrate publike dhe shpallja fituese e kompanisë së tij bie ndesh me Ligjin e Prokurimit Publik. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) kishte pohuar se veprimi i autoriteteve komunale të Ferizajt përbënte shkelje ligjore. Sipas KRPP-së, neni 65 i ligjit për prokurimin publik obligon autoritetet komunale që të diskualifikojnë nga gara kompanitë të cilat kanë drejtues të dënuar për kryerje të veprave penale.

Insajderi kishte kërkuar një shpjegim ligjor nga Komuna e Shtërpcës lidhur me tenderët e fituar nga kompania Linda Sh.P.K, por zyrtarët e komunës dhe të kompanisë nuk kishin kthyer përgjigje.

Gjatë vitit 2016, kompania e Milaim Berishës kishte përfituar gjithsej dhjetë tenderë nga Shtërpca.

Tenderët përfshinin ndihmën për asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e ujësjellësve dhe rindërtimin e shkollave, me vlera që shkonin nga disa mijëra euro deri në qindra mijëra euro. Disa nga tenderët më të mëdhenj ishin për rikonstruimin e shkollave dhe sanimin e infrastrukturës në territorin e Komunës së Shtërpcës, me vlera që arritën deri në 683 mijë euro.

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Kemi një dështim të diplomacisë, degradimi i pozicionit të Kosovës vjen si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti
Lajme

Ymeri: Bllokada në Kuvend po i kushton Kosovës miliona euro, përgjegjës Albin Kurti

20/05/2025 - 22:41
“Merr para prej Vuçiqit për propagandë”: Mehmetaj tregon kush është bashkëpronari i kompanisë serbe që fitoi tender në Ministrinë e Peci­t
Lajme

“Merr para prej Vuçiqit për propagandë”: Mehmetaj tregon kush është bashkëpronari i kompanisë serbe që fitoi tender në Ministrinë e Peci­t

20/05/2025 - 22:36
Avokati i Fatmir Gerbeshit: Klienti im nuk ka marrë pjesë në rrahjen e Liridon Osmanit në Vushtrri
Lajme

Avokati i Fatmir Gerbeshit: Klienti im nuk ka marrë pjesë në rrahjen e Liridon Osmanit në Vushtrri

20/05/2025 - 22:34
Gashi kritika moderatorit që e intervistoi Kurtin: Ky është gazetari që kërkon partia në pushtet, gërdi
Lajme

Gashi kritika moderatorit që e intervistoi Kurtin: Ky është gazetari që kërkon partia në pushtet, gërdi

20/05/2025 - 22:17
“Albulena Haxhiu po përdoret për bllokadë”/ Analistët: Formimi i institucioneve urgjencë – Kosova po humb miliona
Lajme

“Albulena Haxhiu po përdoret për bllokadë”/ Analistët: Formimi i institucioneve urgjencë – Kosova po humb miliona

20/05/2025 - 22:14
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?
Lajme

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025 - 21:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    359 Shpërndaje
    Shpërndaje 144 Tweet 90
  • Morina: Në vend që dikush të marrë përgjegjësi për rrahjen brutale të Liridon Osmanit, policia po interviston gazetaren Edona Meholli për intervistimin e paautorizuar nga QKUK të viktimës

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • LAJMI I FUNDIT: Gazetarja e Veriu.info, Edona Meholli, mbyllet në një zyrë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nga stafi derisa po realizonte storie

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Avokati i Fatmir Gerbeshit: Klienti im nuk ka marrë pjesë në rrahjen e Liridon Osmanit në Vushtrri

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Çka ka Rexhep Qosja? Bën një postim të çuditshëm në Facebook dhe mbyll profilin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë