Kryeministri në detyrë, njëherit Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka goditur Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se duhet që edhe së paku një mandat të jetë në opozitë.
“Unë nuk jam për ato solucione qeveri teknike, tranzicionale, gjithpërfshirëse, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që dhe një mandat minimalisht i duhet PDK’së të jetë në opozitë., Mezi pas 20 vjetëve e nxorëm në opozitë, unë nuk e di pse ky zell i atyre që janë në opozitë, e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK’në në qeverisje”, ka deklaruar Kurti.