Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Albulena Haxhiu po përdoret për bllokadë”/ Analistët: Formimi i institucioneve urgjencë – Kosova po humb miliona

20/05/2025 - 22:14
në Lajme
A A
“Albulena Haxhiu po përdoret për bllokadë”/ Analistët: Formimi i institucioneve urgjencë – Kosova po humb miliona
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ka dështuar të hënën për të 18-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe nesër pritet të jetë përpjekja e 19-të.

Kjo seancë do të mbahet 48 orë pas seancës së kaluar, pavarësisht se Lëvizja vetëvendosje kërkoi që seancat të mbahen vetëm një herë në javë, pasi s’po ka rezultat, gjë që u refuzua nga partitë tjera, PDK, LDK e AAK.

E, kjo thotë se përbën shkelje të rregullores së Kuvendit dhe të vendit të Gjykatës Kushtetuese, analisti Arton Demhasaj.

Ai për Gazeta Blic thekson se VV-ja si parti e parë e dalë në zgjedhje duhet sa më shpejt të gjejë zgjidhje dhe ta konstituojë Kuvendin.

“Sa i përket kërkesës së VV-së që seanca të mbahet vetëm një herë në javë është shkelje kushtetuese, shkelje e rregullores së Kuvendit, pasi edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka përcaktuar që seancat nuk duhet të mbahen më larg se 48 njëra nga tjetra, kështu që në asnjë rrethanë nuk duhet të kërkojë partia që ka dalë e para në zgjedhje, që ta ndryshojë orarin e mbajtjes së seancave, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Përkundrazi, mendoj se VV si parti e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit jo që duhet të kërkojë zgjatje të afatit të mbajtjes së seancave, por duhet që ta shkurtojë atë dhe ta gjejë një zgjidhje sa më shpejt që Kuvendi të konstituohet dhe të ecet në drejtim të formimit të qeverisë”, shprehet ai.

Ai ka folur dhe për mos urgjencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të formohen institucionet, deklaratë të cilën ai e kishte thënë në takimin e krerëve të partive me Presidenten Vjosa Osmanit.

Sipas Demhasajt, Kosova po humb miliona nga BE për shkak të mos konstituimit të Kuvendit.

“Sa i përket pjesës se nuk ka urgjencë për formim të institucioneve, mendoj se është e tmerrshme, pra partia fituese, kryeministri në detyrë të dalë me këtë qëndrim, për aq kohë sa po flasim që Kosova po rrezikon çdo ditë t’i humbë miliona euro që janë të dedikuara nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, që në këtë rast Kosova ka mungesë të konstituimit të Kuvendit dhe në mungesë të votimit të marrëveshjeve po rrezikon që t’i humbë këto para, por përpos kësaj, duke marrë parasysh se çka po ndodh në gjeopolitikën botërore, ku vendet po rirreshtohen në sferën botërore, Kosova nuk duhet ta humbë asnjë minutë por duhet t’i krijojë institucionet dhe sa më shpejt të arrijë kanale komunikimi, sidomos me SHBA-të por edhe vende të tjera të BE-së, që Kosova të bëhet pjesë e agjendës e njëkohësisht të bëhet bashkë me vendet perëndimore kundër të keqes. Kosova është në urgjencë më shumë se krejt vendet e Ballkanit, që të veprojë të ecë tutje, sidomos për rregullim të raporteve me SHBA-të”, vlerëson ai.

Po ashtu, ai shton se Albulena Haxhiu po përdoret për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe e gjitha është lojë e VV-së, pasi nuk i ka votat për formim të qeverisë.

“Është blerje kohe për shkak të mungesës së votave për ta bërë qeverinë, pra në mungesë të shumicës parlamentare për ta bërë qeverinë, ata po e bllokojnë Kosovën në stadin e konstituimit të Kuvendit, sepse po t’i kishin votat, ata e kishin ndërruar emrin e kandidatit, sepse nuk është emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, emri i saj është vetëm për ta bllokuar kontituimin e Kuvendit dhe prandaj po e luajnë këtë lojë, njëherë me mosvotimin e saj, pastaj me ndërrimin e mënyrës së votimit që është antikushtetuese dhe tash me këtë kërkesën e fundit që t’i shtyjnë seancat për vetëm 1 herë në javë dhe të gjtiha këto janë për të blerë kohë për shkak se nuk e kanë shumicën parlamentare. Po të konstituohej kuvendi atëherë afati për formim të qeverisë është shumë i shkurtër dhe normalisht se nuk i kanë numrat, dhe frikësohen se po e humbin pushtetin dhe partitë opozitare po arrijnë ta formojnë një shumicë parlamentare dhe e krijojnë qeverinë. I gjithë problemi është këtu, mungesa e numrave”, deklaron Arton Demhasaj për Gazeta Blic.

Ndërsa, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për Gazeta Blic se VV-ja s’ka urgjencë për formim të institucioneve pasi e ka pushtetin në dorë.

“Duket se VV s’ka asgjë me urgjencë dhe është e interesuar të vazhdojë kësisoj, pasi i ka levat e pushtetit në dorë dhe nuk i ngutet asgjë. Ndërsa opozita është e fokusuar tashmë në zgjedhjet lokale dhe ka filluar përgatitjen e kandidaturave për kryetarë komunash dhe siç po shihet jemi në një skenar ku praktikisht LVV do ta zvarrisë situatën për aq sa është e mundur dhe kësisoj kur të vijmë te zgjedhjet lokale mund të kemi edhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Sadiku.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë