Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet

21/05/2025 - 07:58
në Kryesore, Lajme
A A
Haxhiu përsëri në mbrojtje të Kurtit: Asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës është vendim i partisë dhe nuk do të tërhiqet.

“Mos ta bëjmë këtë lojë negative. Duhet të respektojmë propozimet e njëri-tjetrit dhe të kemi një kryesi [Kuvendi] të bazuar në meritë”, tha Kurti në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, të transmetuar në mbrëmjen e së martës.

Ndonëse propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, Haxhiu konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat kërkojnë që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar.

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka ngecur pikërisht te zgjedhja e kryeparlamentarit.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Kurti tha se gjatë procesit të formimit të qeverisë, do të jetë i gatshëm për kompromise dhe koncesione.

Kurti përmendi si partnerë të mundshëm pakicat, si dhe Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

Ata që kanë dyshime nëse ai i ka votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë, Kurti i porositi: “Më testoni”.

Sipas tij, një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me pakicat dhe me Nismën do të mund të siguronte deri në 80 vota në Kuvend.

LDK-ja më herët e ka refuzuar një ftesë të Kurtit për marrëveshje koalicioni.

Kurti konfirmoi se ka pasur takime me Limajn dhe një rritje të besimit mes tyre, por jo një marrëveshje konkrete.

Kurti bëri të ditur se një nga parakushtet e Nismës ka qenë pozita e kryetarit të Kuvendit – kërkesë që, sipas tij, nuk ka qenë e mundur të përmbushej, pasi Nisma ka siguruar vetëm tre deputetë në Kuvend.

Megjithatë, Kurti shprehu gatishmërinë për bashkëqeverisje me Nismën.

“Synimi jonë është të kemi një qeveri të re, e cila është e re në përbërje. Pa dyshim që do të ketë edhe befasi dhe ndryshime në kabinetin qeveritar”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata

Ardian Gjini e Daut Haradinaj heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson ata
08/07/2026 - 11:21

Kryetari i AAK’së, Ardian Gjini, si dhe Daut Haradinaj i kësaj partie kanë hequr dorë nga mandati i deputetit. Bekë Berisha dhe Burim Ramadani do të vijnë në...

Më shumëDetails

SHBA po paguan “miliarda dollarë më shumë seç duhet” për sigurinë e Europës, thotë Trump

SHBA po paguan “miliarda dollarë më shumë seç duhet” për sigurinë e Europës, thotë Trump
08/07/2026 - 11:17

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do t’ua përcjellë ankesat e tij për NATO-n anëtarëve të aleancës gjatë një takimi që do të mbahet më vonë të mërkurën....

Më shumëDetails

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit
08/07/2026 - 11:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit. Me nëntë vota për, KQZ e kaloi këtë pikë të rendit të ditës. Kryetari i KQZ’së,...

Më shumëDetails

Bujar Osmani: Delegacioni në Samitin e NATO-s vetëm me maqedonas, hera e parë që kur u bëmë pjesë e NATO-s

Bujar Osmani: Delegacioni në Samitin e NATO-s vetëm me maqedonas, hera e parë që kur u bëmë pjesë e NATO-s
08/07/2026 - 11:09

Ish-kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e Shkupit zyrtar në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara. Osmani ka thënë se...

Më shumëDetails

Mbledhja e “mendimtarëve globalë” në Olympia dhe Helida, krah Kurtit edhe Emisari i Dialogut Kosovë -Serbi

Mbledhja e “mendimtarëve globalë” në Olympia dhe Helida, krah Kurtit edhe Emisari i Dialogut Kosovë -Serbi
08/07/2026 - 11:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të qëndrojë Greqi, ku po merr pjesë në simpoziumin e 28-të Symi që po mbahet në Olympia dhe Helida nga...

Më shumëDetails

U prangos në Aeroportin e Prishtinës, ky është i dyshuari që kanosi Xhelal Sveçlën

Sveçla: Terroristët serbë u përgatitën në Serbi
08/07/2026 - 10:56

Remzi Hajzeraj është personi i kërkuar nga organet e rendit që është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, menjëherë pas hyrjes në Kosovë, pasi dyshohet se kishte kanosur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë