Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda, PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri të të akuzuarve në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut

22/05/2025 - 13:24
në Lajme
A A
“Padia për gjenocid në KiE”, Gruda i PDK-së i thotë Haxhiut se s’bëhet aty kjo padi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur i indinjuar lidhur me refuzimin e kërkesës për mbrojtje në liri për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Gruda, në një konferencë për media, tha se ky vendim cenon të drejtat themelore të njeriut të të akuzuarve, që janë të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Mbajtja e tyre, së bashku me ish-Presidentin Thaçi, për më shumë se katër vjet e gjysmë në paraburgim, përbën një shkelje flagrante të standardeve të drejtësisë perëndimore, standarde të cilat kemi besuar se do të respektoheshin me përpikëri nga kjo gjykatë. Pas përfundimit të fazës së Prokurorisë, kur çdo argument për ndonjë rrezik të mundshëm për ndikim në proces ka rënë, lirimi me kusht nuk do të duhej të ishte një privilegj, por një e drejtë e patjetërsueshme”, theksoi ai.

Partia Demokratike e Kosovës ka mbështetur që nga fillimi themelimin dhe funksionimin e papenguar të Gjykatës Speciale, me bindjen e plotë se aty do të garantoheshin e drejta për një gjykim të drejtë dhe brenda një afati të arsyeshëm – si gurthemel i lirive dhe të drejtave të njeriut. PDK vlerëson se një gjykatë e tillë në zemër të Evropës nuk do të duhej të shndërrohej në një mekanizëm të përndjekjes, aq më pak në emër të drejtësisë dhe viktimave të luftës.

“Z. Thaçi, z. Veseli, z. Krasniqi dhe z. Selimi nuk janë aty thjesht si qytetarë të akuzuar, por si liderë të luftës për liri, arkitektë të pavarësisë dhe ndërtues të institucioneve demokratike të Kosovës. Ne kërkojmë një gjykim të drejtë, të bazuar në standardet e vendeve demokratike, nga të cilat vijnë edhe gjyqtarët e kësaj gjykate. Prandaj, ne kërkojmë respektimin e të drejtave të të akuzuarve, kërkojmë që humanizmi të mos zhduket përballë paragjykimeve, dhe që ligji të mos shtypet në emër të drejtësisë. Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i bëjmë thirrje Dhomave të Specializuara, faktorit ndërkombëtar dhe atyre që financojnë gjykatën të veprojnë me përgjegjësi dhe respekt për të drejtat themelore të njeriut”, shtoi Gruda.

Gruda u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin rol aktiv në ofrimin e garancive për të akuzuarit.

“Jemi të bindur se procesi në Hagë dhe epilogu i tij nuk janë çështje individuale, por çështje me rëndësi themelore për historinë dhe të ardhmen e shtetit tonë. Mosangazhimi i institucioneve tona nuk është thjesht një neglizhencë, por një heqje dorë nga përgjegjësia historike”, tha Gruda.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu distancohet nga deklaratat e Vokrrit: Ai nuk flet në emër të Qeverisë, s’është qëndrim i Kurtit, as i imi as i VV’së
Lajme

Haxhiu distancohet nga deklaratat e Vokrrit: Ai nuk flet në emër të Qeverisë, s’është qëndrim i Kurtit, as i imi as i VV’së

22/05/2025 - 20:55
‘99 gra të vrara nga koha e çlirimit’, Haxhiu shpalos mekanizmat
Lajme

Pse s’të ndërrojnë si emër? Haxhiu: Nuk u përket opozitës të vendosin, janë të papërgjegjshëm, s’janë të arsyeshëm

22/05/2025 - 20:29
Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?
Lajme

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22/05/2025 - 20:25
Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
Kryesore

Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

22/05/2025 - 20:18
Syla: Si po provojnë Izet Mexhidi e Afrim Gashi t’i bindin Duda Baljen e Adem Hoxhën të votojnë për Albulena Haxhiun
Lajme

Syla: Si po provojnë Izet Mexhidi e Afrim Gashi t’i bindin Duda Baljen e Adem Hoxhën të votojnë për Albulena Haxhiun

22/05/2025 - 20:05
Një duaj kasht u pagua 8 euro e 20 cent: Darka e Lamës e shtruar nga Peci me ‘çmime të fryera’
Kryesore

Një duaj kasht u pagua 8 euro e 20 cent: Darka e Lamës e shtruar nga Peci me ‘çmime të fryera’

22/05/2025 - 20:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    275 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Morina në Kanal 10: Policia po i nënshtrohet familjes Gërbeshi nga Vushtrria (VIDEO)

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    508 Shpërndaje
    Shpërndaje 203 Tweet 127
  • Fotografitë që s’i pamë: Albin Kurti dhe Bedri Hamza ‘i gjuhen’ flisë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë