Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas që po qëndron për vizitë në Kosovë.
Krasniqi me anë të një postimi tha se diskutoi me Kallasin për zhvillimet politike në vend.
“Znj. Kallas e njoftova se PDK ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike, si dhe në mbrojtjen e interesit qytetar dhe shtetëror.”, tha i pari i PDK-së.
Tutje, Krasniqi shtoi se i kërkoi angazhimin e saj për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.