Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Fan Noli” në kryeqytet.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Rreth orës 10:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli”në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull, shtetas i huaj) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, shtoi Ahmeti.
Ajo theksoi se policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.