Janë bërë më shumë se gjashtë muaj që kur Albin Kurti refuzon thirrjen e Prokurorisë Speciale në cilësi të dëshmitarit – duke u gjobitur disa herë për mosparaqitje.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë për “Klan Kosovën” se gjyqësori ka si detyrim të zbatojë ligjin në frymë kushtetuese pa e parë emrin e subjektit që do t’i nënshtrohet procesit.
“Ajo çka mund të them deri në këtë moment, është se Gjykata është absolutisht 100 për qind në zbatim të ligjit për rastin që iu referoni. Gjykata është transparente dhe ka zbatuar ligjin deri në këtë çast”, tha tutje Zogaj.