Këtë të diel ka dështuar përpjekja e 21’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Albulena Haxhiu ka dështuar përsëri të marrë besimin e deputetëve shumicë për tu zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
“Kjo që po ndodh në Parlament lidhur me votime të dështuara për kryetar është hajgare me popullin dhe shtetin me pasoja të rënda. Është pasojë e kokëfortësisë dhe inateve të dyja formacioneve parlamentare por më shumë e LVV që ka drejt të propozojë kandidatin për Kryetar”, ka thënë Vllasi për IndeksOnline.
Sipas tij, pasojat e kësaj gjendje, si në jeten e brendshme ashtu edhe në poziten ndërkombtare të shtetit janë të mëdha.
“Nuk është fare e kjartë pse LVV insiston në kandidaten që nuk po i mer votat. Nëse deputetët e partive tjera janë deklaruar se një kandidat tjeter do ta votonin, atëherë është e pakuptushme pse insistohet në këtë që nuk ka shans të kalojë. Nuk është e kjart pse mos të zgjidhet kryetar Kuvendi sërish Glauk Konjufca i cili mirë e ka kryesua Kuvendin në mandatin e kaluar apo Mimoza Kusari”, theksoi Vllasi.
“Pata propozuar që qytetarët-votuesit në masë t’i bllokojnë të dyja hyrjet e Kuvendit, kuptohet, në mënyrë paçsore, dhe mos t’i lejojn të dalin nga aty derisa ta zgjedhin Kryetarin. Poashtu, me një aftat të caktuar edhe deri të zgjedhet Qeveria. Por, nëse vazhdojnë kështu, kjo do të ndodh”, shtoi tutje ai.
Seanca konstituive do të vazhdojë të martën e 27 majit.