Aulona Bulliqi-Zhitia, vajza e kryetarit të Komunës së Podujevës, ia ka mësyrë punësimit në institucione të larta shtetërore.
Ajo tashmë ka hyrë në dy lista të ngushta për pozita të njëjta zyrtar i lartë ekzekutiv në Ministrinë e Arsimit Shkencës Teknologjisëdhe Inovacionit dhe në Ministrinë e Financave.
Ajo është njëra nga njëzet kandidatët që kanë kaluar fazën e verifikimit paraprak për pozitën zyrtarë i lartë ekzekutiv në zyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, raporton Indeksonline.
Ajo po ashtu në të njejtën kohë ka konkuruar edhe në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), në pozitën zyrtar i lartë ekzekutiv.

Përveç Bulliqit-Zhitia, në listën e kandidatëve që vazhedojnë procedurën e rekrutimit për pozitën e lartëpërmenduar në Ministrinë e Financave janë: Ardita Koca- Lushtaku, Arian Vranica, Artina Sadiku, Aulona Bulliqi-Zhitia, Blerta Binaku Sadiku, Elsa Krasniqi, Fitnete Martinaj, Fitore Lladrovci, Kaltrina Paska, Kujtim Peli, Laureta Krasniqi, Leonora Llugaliu-Menxhiqi, Meloida Hyseni, Ngadhnjim Halilaj, Rozana Ahmeti, Teuta Ismaili, Valentina Rafuna, Vlera Matoshi, Xhemë Elshani dhe Yllka Etemi.

Sipas të raportimeve Aulona Bulliqi-Zhitia me profesion është mësuese dhe se në kohën e pandemisë ishte caktuar ligjeruese e mësimit online.