Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtatë muaj që kur kamioni i kompanisë “Sallahu” terrorizoi Veternikun – Prokuroria në pritje të ekspertizës nga IML-ja

26/05/2025 - 17:35
në Kryesore, Lajme
A A
Shtatë muaj që kur kamioni i kompanisë “Sallahu” terrorizoi Veternikun – Prokuroria në pritje të ekspertizës nga IML-ja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kanë kaluar shtatë muaj që nga aksidenti i rëndë në lagjen Veternik, ku një kamion i kompanisë “Sallahu” shkaktoi panik dhe dëme të mëdha. Edhe pse nga ky aksident u lënduan 11 persona dhe dhjetëra automjete u shkatërruan, Prokuroria Themelore në Prishtinë ende nuk ka përfunduar hetimet dhe është në pritje të një ekspertize nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Më 11 tetor, rreth orës 14:30, një kamion me logon e kompanisë “Sallahu” humbi kontrollin, doli nga korsia dhe u përplas me disa automjete të tjera.

Gazeta Insajderi ka kërkuar nga Prokuroria sqarime mbi ecurinë e hetimeve. Deri më tani ata kishin heshtur, ndërsa sot kanë bërë të ditur se janë në pritje të një ekspertize ligjore.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është në pritje të ekspertizës ligjore nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Për më shumë informacione do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Insajderi kishte kontaktuar kompaninë, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjen e Gazetës, por kanë bërë komente jashtë temës.

Çfarë dihet deri tani për aksidentin?

Aksidenti ndodhi ditën e premte, kur shoferi i kamionit, për arsye ende të paqarta, kaloi në korsinë e kundërt, duke shkaktuar kaos në kryeqytet.

11 persona u lënduan, dhe 8 prej tyre u trajtun në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

 

 

Gjendja e tyre u raportua si stabile nga drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se asnjëri prej tyre nuk kishte pësuar lëndime të rënda.

“Tetë pacientë janë për momentin në emergjencë. Gjendja e tyre është stabile. Nuk kanë lëndime të rënda”, konfirmoi Syla për Gazetën Insajderi.

Nga ana tjetër, dëmet materiale të aksidentit vlerësohen të jenë të mëdha.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha se njësia e trafikut rrugor është duke hetuar shkaqet e aksidentit, por deri më tani nuk ka pasur informacione të reja.

“Tmerr, e kemi pa vdekjen me sy”

Njëri nga të aksidentuarit, i cili ndodhej në veturë me gruan dhe nënë shpjegoi për atë që e përjetuan.

Ai shtonte se bashkë me gruan ishin nisur që nënën ta dërgonte tek mjeku, dhe papritmas u përplasën nga kamioni.

“Papritmas e kom parë në sekonda një kamion që ka ardhur në drejtim tonin. Isha në shiritin e dytë, sa kam pasur mundësi kam ikur nga shiriti im pak, s’kam guxuar të rrezikoj. Ka qenë një veturë e bardhë, ka ardhur në drejtim timin, kam ikur me një shpejtësi aq sa ka mundur, më është dukur që nuk po ec vetura”.

“Tmerr të shohësh vdekjen me sy, ka qenë një ‘bombë’ e hatashme”, u shpreh ai.

Pajaziti thotë se nga kjo ngjarje, ai, gruaja dhe nëna e tij kanë pësuar lëndime, ndërsa thekson se kjo e fundit ishte pa vetëdije.

“Kam dalë në atë pjesën e bashkëshortes nga pjesa ime që më ka goditur kamioni, unë kam ikur pa më godit. Falë Zotit kemi shpëtuar, kemi lëndime, nëna ka qenë pa vetëdije, kemi shkuar në ambulantë dhe jemi trajtuar. Nëna ka qenë shumë keq, sepse ashtu-kështu ka qenë sëmurë, ka marrë lëndime të qafës sidomos, sepse ka qenë në karrige në mes, mbrapa”, deklaronte Besim Pajaziti për Klan Kosovën.

I aksidentuari tregon më tej se është frikësuar se mos po i digjet edhe vetura.

“I kam thënë bashkëshortes, po e qesim nënën jashtë sepse mos po na digjet vetura. Nëna pastaj me trauma ka qenë”, tha Pajaziti, teksa u uroi shërim të shpejtë të gjithë të përfshirëve.

Theksojmë se shoferi i kamionit u arrestua dhe u dërgua në paraburgim me urdhër të prokurorit, si rrjedhojë ky është informacioni i fundit që është dhënë mbi këtë aksident.

JU REKOMANDOJMË

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”

Abrashi: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy këmbët”
27/03/2026 - 02:37

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani ka tejkaluar kompetencat...

Më shumëDetails

Magjia dardane në Bratisllavë, Kosova në finalen e play-offit për Botëror

Magjia dardane në Bratisllavë, Kosova në finalen e play-offit për Botëror
26/03/2026 - 22:51

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll. “Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës. Kosova fitoi 3:4 në udhëtim...

Më shumëDetails

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon
26/03/2026 - 20:24

Raporti vjetor i NATO-s e identifikon Rusinë si “kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin tonë në rajonin euroatlantik”, duke vlerësuar se...

Më shumëDetails

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
26/03/2026 - 20:14

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Dardanët që të gjejnë rrugën drejt Kupës së Botës. “Sonte në Bratisllavë, ‘Dardanët’ tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të...

Më shumëDetails

PDK mohon ofertën për postin e Presidentit

PDK-ja iu bën thirrje anëtarëve të saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës
26/03/2026 - 20:06

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se i është ofruar posti i Presidentit, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe spekulative. PDK njofton se do të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info për aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë