Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, është ndaluar dhe liruar sot nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Merdarit.
Ai për RTK tha se ndalesa “ishte një ndalesë e papritur, pa asnjë arsye të qartë, duhesh me u përballë me këso tensione të panevojshme”.
Agusholli tregoi se që nga ora 9:00 ka qëndruar në pikën kufitare, ku u ndalua nga policia dhe priti “afërsisht tri orë në veturë”. Më pas, u mor në pyetje për gati katër orë, pa ndërprerje, në zyrat e shërbimit shtetëror.
Ai shtoi se “tema kryesore ka qenë angazhimi im politik, të qenit pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe rreth angazhimit të familjes sime në UÇK gjatë luftës së fundit”.