Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria Speciale po kryen bastisje edhe në AUV për fabrikën e mbetjeve shtazore

27/05/2025 - 11:33
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria Speciale po kryen bastisje edhe në AUV për fabrikën e mbetjeve shtazore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se po zhvillon aksion ndërlidhur me Ministrinë e Bujqësisë.

Prokuroria ka bërë të ditur se dyshimet janë pas raportimeve për fabrikën e mbetjeve shtazore.

Burime të Veriu.info bëjnë se Prokuroria Speciale po kryen bastisje edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, agjencion ky nën menaxhimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Veriu.info ka tentuar të kontaktoj Drejtorin Ekzekutiv të AUV, Bekim Hoxha, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione.
Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë Nora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale.

Nënshkrimi i kësaj kontrate nga ministri Peci është vlerësuar si skandal.

Kjo pasi kontrata në fjalë nuk është nënshkruar në përputhje me ligjin.
Gazetari Lirim Mehmetaj, që e ka publikuar këtë kontratë, ka thënë se bëhet fjalë për një skandal masiv korruptiv.
Sipas tij, demet që kjo kontratë ia ka shkaktuar buxhetit të Kosovës arrijnë deri në 60 milionë eurosh.

“Qikjo është një kontratë, kontratë publike ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’ e arritur më 10.01.2025. Befasi, kjo është kontratë e nënshkruar prej Faton Pecit dhe një kompanie private. Kam parë krime të ndryshme, por qesi niveli të krimit ku secili rresht i kontratës është krim më vete, unë kurrë nuk kam parë. Dëmi total është diku rreth 60 milionë euro.”, kishte shkruar ai.

Më pas, një hulumtim i “KallxoPërnime” ka nxjerr në sipërfaqe detaje të reja për ftuesin e kontratës.

Hulumtimi ka treguar skemën e fshehjes së pronarëve të vërtetë të njërës prej kompanive që e ka fituar kontratën në Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas këtij hulumtimi, kompania që kishte 30% të aksioneve të kompanisë kosovare, që e ka nënshkruar kontratën me Ministrinë e Bujqësisë figuron e regjistruar në Podgoricë të Malit të Zi.

Hulumtimi në fjalë ka gjetur se kompania amë e saj është në Beograd, kurse pronar i kësaj kompanie është një shtetas i Serbisë.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se është i pastër në këtë rast.
Ndonëse kontratën e ka nënshkruar vetë, ai ka thënë se nuk është nën përgjegjësinë e tij të merret me historikun e kompanive.
“Krejt çka ekziston në dosje, prej A deri në Zh, i kemi deponuar në Prokurori.

Zyrtarëve që kanë marrë pjesë në procesin e vlerësimit u kam thënë se do të mbajnë barrën e përgjegjësisë”, ka deklaruar Peci, duke mos e marrë asnjë përgjegjësi për këtë rast.

“S’ta kom idenë se kush janë emrat e përveçëm. Nënshkrimi jem kur t’ma bin kontratën unë them a është administru kjo në rregull proceduralisht. Po”, ka deklaruar Peci.

JU REKOMANDOJMË

E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”
Lajme

E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”

16/07/2025 - 16:45
OSBE i reagon Qeverisë: Respektimi i vendimeve të Gjykatave është thelbësor për ruajtjen e ndarjes së pushteteve
Lajme

OSBE i reagon Qeverisë: Respektimi i vendimeve të Gjykatave është thelbësor për ruajtjen e ndarjes së pushteteve

16/07/2025 - 16:41
Pa “autoritet” për të heq diçka nga aktakuza, kërkesa e mbrojtjes merr përgjigje në fund të gjykimit – Specialja nxiti reagime
Kryesore

Pa “autoritet” për të heq diçka nga aktakuza, kërkesa e mbrojtjes merr përgjigje në fund të gjykimit – Specialja nxiti reagime

16/07/2025 - 16:29
Qytetarët presin deri në 90 minuta për të dalë nga Kosova  në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë
Lajme

Mërgimtarët po vijnë në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

16/07/2025 - 16:13
Deklarata e Trump dhe konfirmimi i Osmanit se Serbia ka kërcënuar, gjermanët thonë se s’janë në dijeni
Kryesore

Deklarata e Trump dhe konfirmimi i Osmanit se Serbia ka kërcënuar, gjermanët thonë se s’janë në dijeni

16/07/2025 - 16:06
VV-ja flet më në fund për padrejtësitë e Gjykatës Speciale, por godet Thaçin dhe deputetët që e votuan
Kryesore

VV-ja flet më në fund për padrejtësitë e Gjykatës Speciale, por godet Thaçin dhe deputetët që e votuan

16/07/2025 - 15:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    Këta janë të dyshuarit për tentimvrasjen në Gojbulë të Vushtrrisë – Njëri në pranga, dy në arrati

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Vendimi i madh: Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj krerëve të UÇK-së

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kthesa e çuditshme e biznesmenit Ruzhdi Kurtishaj – Para pak javësh thoshte se buzë detit kafja 80 cent, sot alarmon për çmime astronomike në bregdetin shqiptar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Po argëtoheshin në shtëpi private me muzikë të lartë” – përplasje mes policëve të trafikut dhe një eprori të lartë, në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së e biznesmeni i njohur

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E rëndë: Ky është 25 vjeçari që ra nga lartësia e hotel “Grand”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë