Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka duhet të dini rreth Kontratës që çoi në bastisje te Ministria e Pecit dhe Pecin në intervistim

27/05/2025 - 16:20
në Kryesore, Lajme
A A
Çka duhet të dini rreth Kontratës që çoi në bastisje te Ministria e Pecit dhe Pecin në intervistim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia ka nisur bastisje në katër lokacione mëngjesin e sotëm – mes tyre, edhe në Ministrinë e Bujqësisë.

*Ministri në detyrë i bujqësisë Faton Peci,intervistohet nga Njësia e veçantë e hetimeve kundër korrupsionit

*Kontrata për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore – është çështja – dhe peshon 60 milionë euro.

***

Rreth tri javë më parë, gazetari Lirim Mehmetaj kishte publikuar të plotë Kontratën për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore’ – kontratë për të cilën, policia – me urdhër të Prokurorisë Speciale kreu disa bastisje sot, përfshirë edhe ato në objektin e Ministrisë së Bujqësisë.

Çka duhet të dini?

Tenderi për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore, është ‘përgatitur’ më 18.09.2024 ndërkaq kompania që e ka fituar atë ‘LIP Ks dhe IT ShPK’ – e kishte fituar këtë kontratë derisa e njëjtë ishte regjistruar në ARBK pesë ditë pasi që ishte shpallur tenderi, më saktësisht më 23.09.2024.

Kushtet (problematike)

Në kushtet e kontratës, kërkohet që operatori apo grupi i operatorëve duhet të ketë përvojë në përpunimin e nënprodukteve shtazore, nga të paktën 12 deri në 15 vitë punë. Kompania që kishte fituar tenderin, ishte themeluar pesë ditë pas tenderit.

Kontrata mes Ministrisë dhe LIP Ks plus IT ShPK, ishte nënshkruar më 10 janar 2025 dhe vendimin për të ishte marrë bashkë me tani kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Zbatimi i kësaj kontrate, (referuar kontratës) do të fillonte nga dita e nënshkrimit dhe vlente për 20 vite.

Por, Ligji për Pronën Publike, përkatësisht neni 17, Qiraja dhe Këmbimi thotë:

“Prona në pronësi të Republikës së Kosovës përkatësisht e institucionit qendror ose prona e komunës mund të jepen me qira deri në 15 vite me vendim të Qeverisë” dhe vazhdon se për më shumë se 15 vite, prona mund të jepet me qira vetëm me vendim të Kuvendit të Kosovës.

Çmimi (problematik)

Te pjesa e çmimit, thuhet se ‘kompensimi për shërbimet e ofruara nga operatori ekonomik në funksionalizimin dhe operimin e fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore – do të bëhet nga subvencionet e Ministrisë që do të llogaritet në bazë të sasisë së materialeve të grumbulluara”.

Që nënkupton se: përveç që Ministria e lëshon me qira, edhe i jep subvencione kompanisë.

“Subvencionimi për cdo ton të grumbulluar do të jetë në shumën prej 0,16 centë për kilogramë” – thotë kontrata.

“Sipas përllogaritjeve, nëse ja jep 0,16 centë për kilogram atëherë në vit i bie 3 milionë e 200 mijë euro. Këto i ka para të garantuara. Po e fut Ministrinë në borxh 20 vjecar, ku paret e taksave duhesh me ia dhënë një private që gjenerimin kryesor të të hyrave do ta ketë nga shitja e produkteve, por ti po ia jep edhe 60 milionë – konkurentët nuk e dinin se do të ketë subvencion” – sqaronte gazetari Lirim Mehmetaj kontratën.

Prapa investimeve – kompania nga Serbia

Një çështje tjetër e bujshme në këtë kontratë, është përfshirja e kompanisë nga Serbia “MR&CO” më pronar Muamer Ragipoviq.

Sipas hulumtimeve të Kallxo, kjo kompani që është e regjistruar në Malin e Zi, zotërohet nga kompania me emër të njëjtë në Beograd.

Kallxo kishte raportuar se kompania e ka një punëtor në Malin e Zi dhe katër punëtor në Serbi.

Faton Peci ishte pyetur nga gazetari i Kallxo, se a e njihte Ragipoviqin, deklaronte se jo.

“Jo nuk e njoh. Ministri i bujqësisë jo vetëm Ragipoviq, por nuk e njoh asnjë person që është përfitues i subvencioneve’ – pati deklaruar Peci, por më vonë, kishte thënë se Ragipoviq ‘është boshnjak/mysliman”.

“Nëse në vend të Muhamer Ragipoviq aksionari do ta kishte emrin Muhamed Ragipi, shqiptar i Luginës por shtetas i Serbisë, a do të kishte raportimi të njëjtin titull, insinuatë dhe jehonë? Jo. Atëherë pese gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/musliman nga Novi Pazari? – do të shkruante Peci.

Hulumtimi i mëtutjeshëm: Ragipoviq njeri i Vuçiqit

Në një shpjegim të detajuar në Debat Plus, Lirim Mehmetaj do të elaboronte gjithë skemën e operimit të ‘myslimanit boshnjak Ragipoviq’.

Ai është pronar i RTVSP në Serbi, një ‘konzorcuimi mediatik’ që ka dy qëllime.

“Qëllimi i parë është rikthimi i të dënuarve për krime lufte ne Serbi si heronj dhe qëllimi i dytë është ndjekja dhe përcjellja e mesazheve të Vuçiqit në Serbi’ – deklaronte Lirim Mehmetaj.

“Pjesë e kësaj ësshtë myslimani boshnjak që fiton tender prej Qeverisë së Kosovës”, deklaronte Mehmetaj.

Pasi Ragipoviq kishte fituar tender në Kosovë, ai kishte shitur aksionet e tij.

“Çudia e madhe është se në momentin kur e ka fitu kjo kompania thirrjen publike për funksionalizimin e fabrikës, në atë moment ka qenë pronar me 30% të aksioneve Ragipoviq”, thotë Mehmetaj.

Çka ndodhi sot?

Mëngjesin e sotëm, Policia me urdhër të Prokurorisë Speciale ka zbarkuar në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës” – është thënë nga Prokuroria Speciale.

Ndërkohë, nga Ministria e Bujqësisë, në një deklaratë për media, thanë se nga kjo Ministri, ‘që nga dita e parë kanë qenë në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë për çdo informatë rreth secilit interesim’.

“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, kanë thënë nga Ministria.

Më herët, pas dështimit të 22-të të seancës konstituive, ministri në detyrë Faton Peci është parë duke dalë nga hyrja prapa Kuvendit të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Ekspertët: Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pasqyrojnë të njëjtin trend

Ekspertët: Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pasqyrojnë të njëjtin trend
07/07/2026 - 21:16

Mbi 21 mijë nxënës iu nënshtruan këtë vit Testit të Arritshmërisë, ndërsa rezultatet e publikuara nga Ministria e Arsimit tregojnë një mesatare prej 48.35 për qind në nivel...

Më shumëDetails

Kamberi: VV-ja synon ta formojë Qeverinë pa ndarë pushtet me partitë opozitare

Kamberi: VV-ja synon ta formojë Qeverinë pa ndarë pushtet me partitë opozitare
07/07/2026 - 21:09

Analisti politik Belgzim Kamberi ka deklaruar se, bazuar në deklarimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti synon që procesin e formimit të institucioneve ta nisë me konstituimin...

Më shumëDetails

Shtufi: LDK-ja është para kolapsit

Shtufi: LDK-ja është para kolapsit
07/07/2026 - 21:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë të mërkurën mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...

Më shumëDetails

Koci ironizon për gazin amerikan: “Nëse Amerika i paska mashtruar gjithë të tjerët, le të na mashtrojë edhe neve”

Koci ironizon për gazin amerikan: “Nëse Amerika i paska mashtruar gjithë të tjerët, le të na mashtrojë edhe neve”
07/07/2026 - 20:52

Politologu Milazim Koci ka deklaruar se Kosova nuk duhet të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan, duke argumentuar se pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit dhe të Evropës...

Më shumëDetails

Aksident në Gllarevë, bllokohet rruga për automjete

Aksident në Gllarevë, bllokohet rruga për automjete
07/07/2026 - 20:47

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllarevë, si pasojë e të cilit është bllokuar qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë...

Më shumëDetails

Trump nga Samiti i NATO-s kërcënon të tërheqë të gjithë trupat amerikane nga Evropa

Trump nga Samiti i NATO-s kërcënon të tërheqë të gjithë trupat amerikane nga Evropa
07/07/2026 - 20:31

Donald Trump ka thënë përsëri se do të donte të merrte kontrollin e Grenlandës dhe paralajmëroi se “mund” të tërhiqte të gjitha trupat amerikane nga Evropa, ndërsa ndodhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë