Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Peci në darkë ‘deri n’fyt’ me përfitues të grantit 100 mijë €, thoshte se nuk e di as kush aplikon

28/05/2025 - 12:04
në Lajme
A A
Peci në darkë ‘deri n’fyt’ me përfitues të grantit 100 mijë €, thoshte se nuk e di as kush aplikon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një prej shumë skandaleve të publikuara nga Periskopi rreth Ministrisë së Bujqësisë e cila udhëhiqet nga Faton Peci, është ajo e dhënies së granteve. Grantet për vëllain e dajën e Fitore Pacollit, këshilltarit të Pecit, bashkëpartiakut në Listën Guxo, kompanive që VV i promovon e të tjera – janë vetëm disa nga gjetjet që janë publikuar në media.

Për të gjitha këto, Peci e ka hedhur përgjegjësinë nga supet duke mohuar se është i përfshirë në dhënien e ndonjë granti “me t’njofshëm”.

“Unë s’e di as kush aplikon”, pati thënë Peci në një studio televizive teksa fliste për grantet në AZHB.

Periskopi ka siguruar një fotografi, ku Peci shihet nën shoqërinë e disa personave në një darkë duke ngrënë mish.

Pas një hulumtimi, del që njëri nga ta është përfitues i grantit 100 mijë eurosh nga AZHB.

Feim Jerliu [shih foton] është personi i cili, gruaja e tij Sanije Jerliu ka aplikuar për grantin 100 mijë eurosh në AZHB për ‘Investime në blerjen e makinerive bujqësore’.

Kjo nuk është e gjitha. Skandali i publikuar ditë më parë nga ‘Kallxo.com’ rreth ‘Darkës së Lamës’, ku nikoqir në vitin që lam pasë ishte Faton Peci, doli të jetë me çmime të fryera dhe pa procedura të prokurimit.

Kësisoj, Ministria që drejton Pecin kishte gënjyer publikun rreth kostos së kësaj darke.

Një detaj interesant, është fakti se në Darkën e Lamës të pranishëm ishin edhe përfitues të granteve qindra-mijëra eurosh. Disa prejt tyre, Peci u kujdes që së bashku me kryeministrin Kurti t’i shpërblenin me nga një mirënjohje dhe një laptop.

 

Tutje, nëse hyjmë në arkivë, emri i Feim Jerliut ka një histori të zezë mbrapa vetes.

Më 21 shtator 2023, gazeta Sinjali kishte publikuar një artikull për një person të arrestuar nën akuzat për ‘vjedhjen e pyllit’ në Kamenicë.

Mediumi në fjalë kishte identifikuar personin dhe i njëjti del të jetë, pikërisht përfituesi i grantit në Ministrinë e Pecit, Feim Jerliu.

Kujtojmë se ministri në detyrë, Faton Peci gjatë ditës së djeshme u intervistua si i dyshuar nga Prokuroria Speciale, lidhur me kontratën e nënshkruar për fabrikën për mbetjet shtazore – skandal ky i publikuar ekskluzivisht nga Periskopi në prill të këtij viti.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Vërmicë, tentoi të korruptonte zyrtarin policor
Kryesore

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Vërmicë, tentoi të korruptonte zyrtarin policor

30/05/2025 - 11:12
PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë
Kryesore

PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë

30/05/2025 - 11:11
Duda Balje shihet ne Shkup, afër selisë së Mexhitit. Cfarë po ndodh?
Lajme

Duda Balje shihet ne Shkup, afër selisë së Mexhitit. Cfarë po ndodh?

30/05/2025 - 11:10
GAP: Komunat e Kosovës janë të mbingarkuara nga borxhet përmbarimore
Lajme

GAP: Komunat e Kosovës janë të mbingarkuara nga borxhet përmbarimore

30/05/2025 - 11:00
Tahiri: Kompania që ishte në pronësi të shefit të stafit të Kurtit po pret për liçencë që t’iu shes rrymë bizneseve
Lajme

Tahiri: Kompania që ishte në pronësi të shefit të stafit të Kurtit po pret për liçencë që t’iu shes rrymë bizneseve

30/05/2025 - 10:43
Trump sfidon Kinën përmes Tajvanit: SHBA drejt shitjeve rekord të armëve për ishullin
Lajme

Trump sfidon Kinën përmes Tajvanit: SHBA drejt shitjeve rekord të armëve për ishullin

30/05/2025 - 10:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Zbulohet përmbajtja e rëndë e fotos në telefonin e Matoshit: Sulmohet Thaçi, mbrohen Specialja e Jack Smith

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Albin Kurti shpresa jonë”, pushteti shpërblen ish kandidaten për deputete

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pronari i kompanisë që shiti çipsa kancerogjen, Bedri Kasumi ankohet për çmimin e rrymës: “Duhet të rrisim çmimin e produktit final”

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ishte dënuar me 1 vit burgim për keqpërdorim të detyrën zyrtare, policia në Mitrovicë e arreston rojën e pyllit dhe e dërgon në vuajtje të dënimit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë