Një rast i vjedhjes së rëndë është denoncuar pasditen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Lipjan, ku nga një veturë janë vjedhur mijëra euro.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se rasti është denoncuar nga pronari i veturës, i cili ka deklaruar në Polici se derisa e kishte veturën të parkuar afër një kompanie, dikush ia ka marrë mbi 3 mijë euro para të gatshme.
Sipas informacioneve të para, hajnat kanë qenë me një veturë Audi, me të cilën ishin larguar pasi kanë marrë paratë.
Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.













