Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Kufirit, në bashkëpunim me njësi të tjera relevante, ka realizuar sot një operacion policor të shtrirë në rajonin e Prishtinës, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Operacioni është kryer mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”, e paraparë sipas nenit 364 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjatë operacionit janë bastisur tetë (8) lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës. Si rezultat i bastisjeve, policia ka sekuestruar.
*një pushkë automatike AK-47
*23 fishekë
*2 magazina (karikatorë)
*një bajonetë dhe një thikë
*78 gramë të substancës së dyshuar narkotike
*7 telefona celularë dhe pajisje të tjera elektronike
Pas intervistimit të tyre dhe përfundimit të procedurave të parapara, me vendim të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit – të gjithë meshkuj dhe shtetas të Republikës së Kosovës – janë liruar në procedurë të rregullt.