Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike.
E një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën “Çajupi” në Prishtinë, ku një 58-vjeçar e ka denoncuar djalin e tij 22-vjeçar për dhunë në familje.
Burimet e Sinjali bëjnë të ditur se babai ka njoftuar Policinë se pas një debati në shtëpi, djali i tij e ka sulmuar atë, duke e kapur për veshëve.
Si rezultat i denoncimit, Policia e ka shoqëruar të dyshuarin në Polici, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet. Përveç tij, Policia ka marrë deklaratë edhe nga nëna e tij, dëshmitare e rastit.
Ndaj tij, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.












