Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërcet boksi në Five Star në Prishtinë – 20-vjeçari sulmohet gjatë stërvitjes, stafi ndërhyn për ta ndalur rrahjen

29/05/2025 - 09:21
në Lajme
A A
Kërcet boksi në Five Star në Prishtinë – 20-vjeçari sulmohet gjatë stërvitjes, stafi ndërhyn për ta ndalur rrahjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e fitnesit “Five Star” në Prishtinë, ku një i ri është sulmuar brutalisht gjatë kohës që po stërvitej, mëson Sinjali nga burime brenda lokalit dhe dëshmi të afërta të ngjarjes.

Sipas rrëfimit të shokut të viktimës, i cili ndodhej në sallë në momentin e incidentit, rreth orës 21:00 të datës 28 maj, një djalosh ka hyrë në fitnes dhe i është afruar viktimës me qëllim për t’i folur. Pas pak çastesh, një tjetër person është futur në sallë dhe ka goditur të riun me grusht, pa paralajmërim.

Viktima, B.A, sipas një sinjalizuesi të Sinjalit, ka rënë në tokë dhe ka tentuar të mbrohet, ndërsa sulmi ka vazhduar për disa sekonda. I sulmuari ka deklaruar më vonë se nuk është i sigurt nga e ka ardhur goditja e parë, përballë apo nga pas dhe se nuk e di sa persona ishin të përfshirë në sulm.

Sipas përshkrimit nga sinjalizuesi që është antarë në fitnes që disa vite, një nga sulmuesit ka flokë ngjyrë të kuqërremtë, është pak mbi peshë dhe rreth 175 cm i gjatë.

Stafi i fitnesit ka ndërhyrë menjëherë, duke e ndarë rrahjen dhe duke ofruar ndihmë për të dëmtuarin, thotë burimi.

Pamjet e kamerave të sigurisë duhet të kenë kapur çdo gjë sipas sinjalizuesit, por nuk dihet nëse rasti është denoncuar në polici apo jo.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe nga frekuentues të tjerë të sallës, që kanë shprehur shqetësim për mungesën e sigurisë brenda ambienteve të mbyllura për rekreacion.

Sinjali do të sjell detaje të tjera sapo të sigurohen pamjet dhe të identifikohen personat përgjegjës për këtë sulm.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti
Lajme

Bajrami: Hekuran Murati i ka okupuar zyrat e Ministrisë së Financave, organet duhet të ndërhyjnë

31/05/2025 - 22:50
Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?
Lajme

Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

31/05/2025 - 22:14
Shfaqet një ari në rrugën që të shpie për në Prevallë
Lajme

Shfaqet një ari në rrugën që të shpie për në Prevallë

31/05/2025 - 22:01
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike – arsye taksa e CO2 dhe remontet në KEK
Kryesore

ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike – arsye taksa e CO2 dhe remontet në KEK

31/05/2025 - 21:53
Përparim Rama ia dorëzon Çelësin e Prishtinës Ekrem Bardhës, biznesmen dhe veprimtar shqiptaro – amerikan
Lajme

Përparim Rama ia dorëzon Çelësin e Prishtinës Ekrem Bardhës, biznesmen dhe veprimtar shqiptaro – amerikan

31/05/2025 - 21:23
Rrusta: Nga 1 shtatori dyfishohen çmimet e çerdheve, prindërit do të përballën me pagesë prej 150 euro
Lajme

Rrusta ia përmend VV-së: Ata që e kanë melodi britmën “Albin baba” ankohen për patriakalitet

31/05/2025 - 21:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, kaq vite mbushi

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Shumicën e biletave i kanë blerë shqiptarët nga Kosova, të cilët janë shumë të …

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia jep detaje për arrestimin Nexhat Behlulit, kërkoi eliminimin e gazetarëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë