Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti për vizitë shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë

29/05/2025 - 10:45
në Lajme
A A
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës priti për vizitë shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me nderime të larta ushtarake ka pritur për vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer.

Gjatë takimit të përbashkët, komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje gjeneral Breuerit dhe e njoftoi për zhvillimet dhe arritjet e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta. Gjenerali Breuer, nga ana e tij, e përgëzoi gjeneral Jasharin për sukseset dhe profesionalizmin e treguar nga FSK-ja, duke vlerësuar rolin e saj në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm. Njëkohësisht ofroi vazhdimin e mbështetjes së forcave gjermane për FSK-në në përputhje me objektivat e saj.

Në fokus të bisedës ishte edhe thellimi i bashkëpunimit konkret në fusha kyç të sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së në institucionet ushtarake gjermane, si edhe organizimin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta në të ardhmen. Gjithashtu, u diskutua situata aktuale e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke ndarë mendime dhe vlerësime mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Vizita e gjeneral Breuerit paraqet një moment të rëndësishëm për FSK-në, duke përforcuar partneritetin strategjik me Gjermaninë dhe mbështetjen e saj për zhvillimin e mëtejshëm të forcës sonë.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Nuk është parakusht për anëtarësim në KiE, Qeveria “Kurti” e ka pranuar Asociacionin
Kryesore

24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

01/06/2025 - 11:25
Një Haxhi kosovar ndërron jetë në Qabe
Lajme

Një Haxhi kosovar ndërron jetë në Qabe

01/06/2025 - 11:09
SHBA buxhet historik për ushtrinë, pothuajse 1 trilion dollarë, Trump: Shumë para, por duhet t’u bëjmë ballë forcave të errëta
Kryesore

Dyfishim i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

01/06/2025 - 10:53
U kap me 10kg mjaltë të padeklaruar, ndalohet një person në Gllaboqicë
Lajme

U kap me 10kg mjaltë të padeklaruar, ndalohet një person në Gllaboqicë

01/06/2025 - 10:18
Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?
Lajme

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

01/06/2025 - 10:07
Qeveria e lë në “ankth” policinë, ende s`ka përgjigje për kërkesat e tyre
Lajme

Këta janë të arrestuarit për përleshje fizike në Mitrovicë për çështje prone

01/06/2025 - 09:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Përleshje e ashpër në Mitrovicë për pronë – Përdoret edhe sopatë, disa të lënduar, tre persona përfundojnë në mbajtje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Shumicën e biletave i kanë blerë shqiptarët nga Kosova, të cilët janë shumë të …

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjendet e mitura e raportuar si e zhdukur në Fushë Kosovë – 14-vjeçarja kishte qëndruar e vetme në rrugë për disa ditë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë