Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prishtina që mbeti pa dorë, pa shije, pa kujdes

29/05/2025 - 15:11
në Opinione
A A
Baton Haxhiu e quan Abdixhikun fëmijë të lazdruar dhe të lidhur me krimin e organizuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një qytet që i shpëtoi luftës, por nuk i shpëtoi harresës. Ku burrat e rinj si Shpendi dhe Perparimi me diploma të mëdha premtuan shumë, por lanë pas vetëm beton dhe zhgënjim.

Shkruan: Baton Haxhiu

Qytetet nuk janë vetëm ndërtime, janë ndjenja të ndërtuara. Dhe Prishtina nuk ndjehet. Nuk frymon. Nuk i gëzon as ditët me diell, as netët me shi. E gdhendur në beton pa harmoni, e shpërfytyruar nga ndërtimet pa leje dhe pa mendim, kryeqyteti i Kosovës është kthyer në një mozaik të shëmtuar që nuk i flet as të shkuarës as të ardhmes. Ka 25 vjet nga çlirimi dhe ende asnjë dorë nuk ka lënë një gjurmë që të quhet qytetformues. Më saktë, çdo dorë që ka ardhur, ka pasur një pengesë ose një justifikim.

Pas luftës, qyteti u mbush me njerëz të ikur nga shtëpitë e djegura. E mbushën qytetin si në eksod, por pa një plan, pa një drejtim. Salih Gashi, i pari që mori çelësin e Prishtinës pas luftës, nuk ishte aty me shpirt. Ishte thjesht aty sa për të qenë. Rremuja e tejkaloi. Ishte një epokë e errët, ku hijet e luftës mbuluan edhe dritën e vizionit. Pastaj u vra Rexhep Luci, arkitekti që ndoshta do të kishte ndalur barbarinë urbane. Ai vdiq si luftëtari i fundit për një qytet që ende nuk kishte lindur. E ndaloi shkatërrimin e parkut Germia. Dhe u vra!

Më pas, Ismet Beqiri dhe Isa Mustafa bënë përpjekje të stabilizojnë infrastrukturën. Rruga B, sheshi “Zahir Pajaziti”, shkolla të reja, fusha sportive. Por ajo që mungoi ishte dora që i jep qytetit shije. E bënë më të kalueshëm, por jo më të bukur. Ndërtuan, por nuk kultivuan. Bënë qendrën por harruan tërësinë.

Dhe kur më në fund qyteti u besua një gjenerate të re, u mendua se Shpend Ahmeti do të ishte ndryshimi. Ishte djali i ri, me përgatitje të huaj, i kthyer nga Harvard, i vendosur, i fjalës. Por më shumë sesa të qeveriste qytetin, ai u përfshi në eksperimente politike. Fuqia e tij për të bërë ndryshim ishte minimale dhe ai nuk kuptoi se në një qytet të shëmtuar nuk ndërtohet zhvillim. Në vend që të ndalte shemtinë, ai u bë bashkëudhëtar i saj. Tetë vite u humbën. Të gjitha shpresat që Prishtina do të bëhej një qytet evropian u tretën mes fjalëve boshe dhe premtimeve që mbetën në letër. Peshën e tij e vrau vetëvendosja dhe dy komesarët politikë të saj që vendosen për kryeqytetin.

Kur doli ideja se kryeqyteti ka nevojë për një arkitekt, erdhi Perparim Rama që do të mbahet mend si një tjetër simbolikë e zbrazët. Me mbështetje të gjerë, me imazhin e njeriut të përgatitur, ai dështoi të kuptonte se në politikë nuk mjafton vizioni i bukur në letër. Duhet urtësia për ta kthyer në veprim. Dhe ai nuk e kishte. Ishte vetmitar, arrogant, i pashkëputur nga imazhi ptej arkitekti por i shkëputur nga realiteti. Premtoi një qytet për njerëz, por nuk diti të ndërtojë as rrugë për njerëz. Nuk mbolli gjelbërim, nuk ktheu funksionalitetin, nuk krijoi asnjë ndjesi moderne për jetën urbane.

Prishtina sot është një qytet ku ndërtimet ngjiten si kërpudhat, ku ajri rëndon më shumë se makinat, ku çdo rrugë është zgjidhje e përkohshme dhe çdo lagje e re është plagë e vjetër. Lagjet periferike kanë mbetur si kufoma urbane, të ndara nga trupi i qytetit. Nuk kanë infrastrukturë, nuk kanë shkolla, nuk kanë jetë. Dhe qentë endacakë janë fytyra më e sinqertë e braktisjes.

Prishtina është qyteti me më pak shije në rajon. Nuk ka identitet. Nuk ka ritëm. Nuk ka stil. Asgjë nuk është e lidhur me vizion, çdo gjë është si ngjarje spontane, çdo hapësirë publike është ose e lënë pas dore ose e mbushur me kioska që mbysin çdo perspektivë. Ky është një qytet që është ndërtuar pa kujdes, pa ndjesi dhe pa respekt për njeriun.

Në “Mati 1” dhe “Mati 2”, ku jeton klasa e re e mesme, ka pallate me parkime në bodrume që nuk funksionojnë dhe sheshe publike që nuk kanë asnjë pemë.

Në “Veternik” jetojnë të pasurit në vila të larta, por të rrethuar me mure, pa asnjë lidhje me jetën e qytetit. Në “Tasligje” dhe “Dardani” endet një brez i lodhur, që njeh gjelbërimin vetëm si kujtim të fëmijërisë. Në “Kodrën e Trimave” fëmijët ecin nëpër rrugë të pashtruara dhe shkojnë në shkolla që ankohen dhe ftohen dimrit dhe zhurmojnë verës.

Në “Ulpianë” është ruajtur një kujtim i rregullsisë jugosllave, por është lënë në harresë si diçka që nuk përkon me kaosin e ri. Ndërsa “Bregu i Diellit”, dikur një lagje e gjallë, është kthyer në një ngërç trafiku dhe ndërtimeve vertikale pa frymë.

Qyteti nuk është më i njerëzve. Është i ndërmjetësve të pasur, i lejeve selektive, i arkitekturës që nuk flet, i betonit që nuk të sheh në sy. Në një kryeqytet ku edhe trotuarët janë luks, as barin nuk e mbjell kush sepse askush nuk di më çka është shija.

Dhe tani lind pyetja: a mund të shpëtohet kjo gjë që e quajmë kryeqytet? Ndoshta po. Por jo me burrat që kemi provuar. Ata kanë dëshmuar se janë ose të pafuqishëm ose të painteresuar. Me arkitekt që heshtin dhe nuk kritikojnë dhe nënshkruajnë cfardo që pronari i një projekti thotë.

Ndoshta është koha që qyteti të provohet në duar të një gruaje. Një grua që e ndjen qytetin si trupin e vet. Që e sheh rrugën si hapësirë të jetës, jo si rresht betoni. Që kujdeset si për shtëpinë, si për një lagje të tërë.

Ose, ndoshta duhet një Edi Rama. Një maniak i shijes, një çmendur i ngjyrës, një arkitekt që ndjen qytetin jo si detyrë, por si nder. Ai që në mes të rrëmujës nuk heshti për ngjyrën e një fasade, që besoi se qyteti është më shumë se shërbim. Është ndjesi. Është kujdes. Është kujtim i gjallë.

Kryeqyteti i Kosovës meriton më shumë sesa funksionarë të lodhur dhe teknokratë pa shpirt. Meriton dikë që e don qytetin. Sepse Prishtina nuk ka nevojë për më shumë ndërtime. Ka nevojë për dashuri. Dhe për dorë. Për një dorë që di të mbjellë një pemë siç mbjell një ide. Dhe ta rritë të bukur.

Nesër:

Do të jetë një ftesë publike për një kryetar të ri që di rimendimin e Prishtinës, jo vetëm si qytet fizik, por si mënyrë jetese dhe ndërgjegjeje kolektive. Dikush që ka shije dhe ka sens politik.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë