Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

06/03/2026 - 18:42
në Lajme, Opinione
A A
LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Mero Baze

Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj, për të ndryshuar rregullat e zgjedhjes së presidentit. Propozimi i saj, i pranuar me gëzim nga Albin Kurti, është ndryshim i rregullave të lojës gjatë lojës dhe është po aq antikushtetues sa gjithë përpjekja për ta shkelur Kushtetutën dhe për ta kthyer procesin e zgjedhjes së presidentit në garë elektorale.

Kosova ka formulën më të butë të zgjedhjes së presidentit, ashtu si Shqipëria pas ndryshimeve të vitit 2009, duke e zgjedhur me një shumicë të thjeshtë në raundin e tretë. Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar kështu zgjedhjen e presidentit duke vënë në balancë pushtetet, duke llogaritur minoritetin në Kuvend dhe duke i dhënë përparësi Republikës parlamentare dhe jo asaj presidenciale.

Nuk është gabim të jesh Republikë presidenciale as ta zgjedhësh presidentin nga populli, por jo si një nevojë personale, apo më keq, si një strategji për të marrë gjithë pushtetet, por në kuadrin e një rregullimi gjithëpërfshirës kushtetues.

Propozimi i Vjosa Osmanit që në minutat e fundit të mandatit të saj të ndryshojnë rregullat e zgjedhjes së Presidentit, nuk e bën Vjosa Osmanin presidente, por edhe sikur ta bënte do ta bënte atë një presidente të keqe. Kosovës nuk i duhet një presidente që mendon se Kushtetuta është një libër guzhine, ku duhet të gjejë një recetë për gjellët që i hahen asaj.

Ky president i Kosovës zgjidhet me këtë Kushtetutë që është. Nëse Kosova do ta ndryshojë Kushtetutën e saj, ka procedura se si ndryshohet Kushtetuta në Kuvendin e ardhshëm që rregullat e reja të vlejnë për presidentin tjetër.

Opozita nuk duhet të bjerë në këtë kurth dhe t’i bashkohet nismës për ndryshime kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Ora për të zgjedhur presidentin skadon sot në mesnatë dhe klasa politike duhet të marrë koston e dështimit të zgjedhjes së presidentit dhe duhet të luftojë për ta zgjedhur atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Tani i vetmi shans i Kosovës janë zgjedhjet e reja, të cilat nuk do të prodhojnë ndonjë realitet të ri, por duhet të prodhojnë një përgjegjësi të re të klasës politike në Kosovë për ta bërë vendin me president me ato rregulla që kanë rënë dakord.

Vjosa Osmani është e lirë të provojë veten si politikane në këto zgjedhje dhe të marrë aty një shumicë që të diktojë zgjedhjen e presidentit, nëse mundet. Por kuajt nuk ndërrohen në mes të garës, madje sot mund të thuhet në fund të saj. Në fund të garës ndërrohen vetëm fituesit në podium.

Me këtë propozim fituesi i kësaj gare është Albin Kurti, pasi ai ka nevojë për një garë për president në emër të tij që ta bëjë më të lehtë edhe marrjen e presidentit me 40 për qind të votave.

Propozimi i Vjosa Osmanit tregon se ajo është e zemëruar nga braktisja e aleatit të saj Albin Kurti, por zemërimi nuk është strategji. Hidhërimi nuk ikën duke ndryshuar Kushtetutën, por duke iu bindur asaj. Ky gjest e zvogëlon atë si një figurë të denjë për të qenë presidente e Kosovës, pasi tregon se ajo nuk është një kandidate për presidente të Republikës, por kërkon një Republikë që ajo të jetë presidente. Me çdo kusht./Gazeta Tema/

JU REKOMANDOJMË

Endrit Thaçi takohet me Ramën: Faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur të tjerët heshtën

Endrit Thaçi takohet me Ramën: Faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur të tjerët heshtën
24/06/2026 - 11:59

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë....

Më shumëDetails

Komandanti amerikan për Evropë dhe Afrikë dorëhiqet pas 18 muajsh në detyrë, ishte ushtari i fundit që u largua nga Afganistani

Komandanti amerikan për Evropë dhe Afrikë dorëhiqet pas 18 muajsh në detyrë, ishte ushtari i fundit që u largua nga Afganistani
24/06/2026 - 11:49

Komandanti i forcave të Ushtrisë së SHBA’së në Evropë dhe Afrikë — i cili u bë i njohur si ushtari i fundit amerikan që u largua nga Afganistani...

Më shumëDetails

Anton Quni reagon pas furtunës së fundit në parti: Jam për bashkëpunim të Lumirit, Gazit e Imriut, të pajtohemi

Anton Quni reagon pas furtunës së fundit në parti: Jam për bashkëpunim të Lumirit, Gazit e Imriut, të pajtohemi
24/06/2026 - 11:45

Ish-deputeti i LDK’së, Anton Quni, ka reaguar pas përplasjeve të fundit në parti. Quni ka thënë se nuk është koha për t’u larguar me njëri-tjetrin dhe sipas tij...

Më shumëDetails

Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë – çka tha Kushtetuesja?

Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë – çka tha Kushtetuesja?
24/06/2026 - 11:39

Kosova mbajti zgjedhjet e treta brenda rreth një viti e gjysmë. Këtë herë, arsyeja ishte moszgjedhja e Presidentit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e përmendi zgjedhjen e Presidentit...

Më shumëDetails

Gecaj i reagon Mihalit: Përparim Rama është rreziku i VV’së, ua prish gjumin e rehatinë

Gecaj i reagon Mihalit: Përparim Rama është rreziku i VV’së, ua prish gjumin e rehatinë
24/06/2026 - 11:35

Bajram Gecaj këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ka reaguar rreth sulmeve që i janë bërë këtij të fundit nga ana e Dejona Mihalit nga VV. Gecaj...

Më shumëDetails

Muharremi: Zgjedhjet ose shuarja, LDK-ja para vendimit më të rëndësishëm historikisht

Muharremi: Zgjedhjet ose shuarja, LDK-ja para vendimit më të rëndësishëm historikisht
24/06/2026 - 11:07

LDK nuk mund t’i ikë standardit që vetë e ka vendosur. “Është bërë standard në LDK që, kur partia nuk arrin rezultate të mira në zgjedhje, kryetari duhet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Mërgimtarja nga Kosova humb jetën në një aksident

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deschamps largohet urgjentisht nga kampi i ekipit kombëtar francez

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kjo degë e LDK-së i jep mbështetje Lumir Abdixhikut

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Azem Syla: Goxhaj nuk ishte në frontin e luftës

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë