Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Reuters” shkruan për protestën e bizneseve që bllokuan sot hyrjet e Prishtinës

29/05/2025 - 16:28
në Lajme
A A
“Reuters” shkruan për protestën e bizneseve që bllokuan sot hyrjet e Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e lajmeve Reuters, ka shkruar për protestën e mbajtur sot në Prishtinë nga qindra pronarë biznesesh kundrejt vendimit të daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Përderisa janë dhënë detaje për protestën që mbylli hyrjet kryesore të kryeqytetit, Reuters duke iu drejtuar Kosovës, si një nga vendet më të varfra të Evropës, shkruan se vendi prodhon mbi 90% të energjisë së saj nga dy termocentrale të vjetra me qymyr, megjithatë ende varet nga importet, duke vënë në fokus edhe blerjen e energjisë me vlerë 114 milionë euro nga tregu i hapur gjatë vitit të kaluar.

“Vendi varet shumë nga importet për të mbuluar mungesat vjetore. Vitin e kaluar, qeveria bleu energji nga tregu i hapur me vlerë 114 milionë euro për të mbuluar diferencën,” shkruan Reuters.

Tutje, shkruhet se kryeministri Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë shenjë të tërheqjes, përkundër pakënaqësive të bizneseve, ndërsa citohet për deklaratën e tij të mbajtur para protestës ku tha se “plotësimi i kërkesës së bizneseve për më shumë kohë nuk e zgjidh problemin, por transferon kostot e energjisë në faturat shtëpiake.”

Në artikull citohet edhe Shaqir Palushi, pronar i kompanisë së pijeve “Frutex”, i cili duke folur për agjencinë ka thënë se fatura vjetore e energjisë për kompaninë e tij do të trefishohet, duke arritur rreth 1.3 milionë euro, sipas ofertave të marra nga furnizues të ndryshëm.

Kujtojmë se rregullatori i energjisë njoftoi në muajin mars se, duke nisur nga 1 qershori, të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punonjës ose me një xhiro mbi 10 milionë euro nuk do të përfitojnë më nga subvencionet shtetërore që i bëjnë bërë faturat e energjisë në Kosovë ndër më të ulëtat në Evropë. Sipas rregullatorit, ky hap është pjesë e përkushtimit për “liberalizimin e tregut”, një kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, megjithatë, bizneset kanë protestuar duke thënë se masa do të dëmtojë rëndë bilancet e tyre financiare.

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Po e presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë, mund të marrim me mend se cili do të jetë ai
Kryesore

Haxhiu: Po e presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë, mund të marrim me mend se cili do të jetë ai

31/05/2025 - 12:33
Haradinaj: Votojmë kandidat unifikues për kryetar parlamenti, Limaj “e shkuar e harruar”
Lajme

Haradinaj: Votojmë kandidat unifikues për kryetar parlamenti, Limaj “e shkuar e harruar”

31/05/2025 - 11:36
Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë
Lajme

Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë

31/05/2025 - 11:12
Dështon edhe tentimi i 24-të për konstituimin e Kuvendit
Kryesore

Dështon edhe tentimi i 24-të për konstituimin e Kuvendit

31/05/2025 - 11:06
Kurti refuzoi Limajn si kryeparlamentar, Izmaku: Limaj ka autoritet dhe është përafrues në skenën politike
Lajme

“Kuvendit i duhet një figurë siç është Fatmir Limaj”, Izmaku tregon se a kanë pasur takime të tjera me VV-në

31/05/2025 - 10:51
Berisha: Serbia po nënshkruan marrëveshje me ShBA-në, këta legenat tanë sillen vërdallë me “kaqketa”
Lajme

Berisha: Po të jetonte Ali Asllani sot, drekat e darkat me pare të popullit nga Albini e lakejtë e tij do t’i përshkruane më fuqishëm se “Hakërrim”-i

31/05/2025 - 10:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive: Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Arrestohet Nexhat Behluli, kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dosja e Prokurorisë: Kështu u bën dallaveret për patentë shofer nga pronarë të autoshkollave e ekzaminerë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë