Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria: Dhjetë zyrtarë publikë ndalohen për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

29/05/2025 - 19:26
në Lajme
A A
Prokuroria: Dhjetë zyrtarë publikë ndalohen për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar për përfshirje në një sërë veprash penale që lidhen me korrupsionin dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e ndaluar dyshohen për kryerjen e veprave penale si:

Ushtrimi i ndikimit (neni 424),

Marrja e ryshfetit (neni 421),

Dhënia e ryshfetit (neni 422),

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar (neni 414) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Bastisjet janë realizuar në disa lokacione të ndryshme, ndërsa gjatë operacionit policor janë sekuestruar dëshmi materiale që përfshijnë: armë automatike (kallashnikovë), armë gjuetie, municion, para të gatshme, telefona celularë dhe pajisje kompjuterike.

Nga të dhënat e deritanishme hetimore, të ndaluarit janë zyrtarë publikë, të cilët dyshohet se kanë kërkuar ryshfet nga kandidatë për pajisje me patentë shofer, duke u mundësuar në mënyrë të paligjshme kalimin e procedurave për marrjen e patentës.

Hetimet për këtë rast janë zhvilluar për disa muaj me masa të fshehta hetimore, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për luftimin e korrupsionit dhe paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të nevojshme për parandalimin e veprave të tilla penale.

JU REKOMANDOJMË

Bajrami i reagon VV-së: Pse s’po tregoni që për përfituar nga fondet e BE-së duhet të krijohet edhe Asociacioni
Lajme

Bajrami: Nëse po flitet për denigrim të Haxhiut, besoj se këtë është duke e bërë vet Kurti

31/05/2025 - 18:14
Kjo është shqiptarja që arriti të jetë në mesin e 50 grave më të pushtetshme në botë
Kuriozitete

Kjo është shqiptarja që arriti të jetë në mesin e 50 grave më të pushtetshme në botë

31/05/2025 - 18:04
Merz javën e ardhshme në ShBA, do të takohet me Trump-in
Lajme

Merz javën e ardhshme në ShBA, do të takohet me Trump-in

31/05/2025 - 17:54
OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit
Lajme

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

31/05/2025 - 17:38
Çitaku për bisedën Kusari-Lila – Radojiçiq: Të hetohet nga organet
Lajme

Çitaku: Opozitën e quajti patriarkale, por Kurti historikisht i ka sulmuar gratë në pozita

31/05/2025 - 17:33
I riu që vdiq në spital pasi u plagos me armë në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës
Lajme

I riu që vdiq në spital pasi u plagos me armë në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës

31/05/2025 - 17:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arrestohet Nexhat Behluli, kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dosja e Prokurorisë: Kështu u bën dallaveret për patentë shofer nga pronarë të autoshkollave e ekzaminerë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, kaq vite mbushi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë