Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga 2021-ta deri në 2023-tën mbi 105 mijë të larguar nga Kosova

30/05/2025 - 11:26
në Kryesore, Lajme
A A
Nga 2021-ta deri në 2023-tën mbi 105 mijë të larguar nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Problemeve esenciale për qytetarët, të cilat e kanë rënduar jetën e tyre tash një kohë të gjatë I është shtuar edhe migrimi, që sipas statistikave zyrtare, për tri vjet radhazi, nga 2021-ta  deri në vitin 2023, e ka zbrazur Kosovën  për rreth 105 mijë vetë.

“Brenda tre vjetësh, nga fillimi i vitit 2021 e deri në fund të 2023-tës, nga Kosova janë larguar mbi 105 mijë qytetarë. Në vitin 2021 janë larguar mbi 42 mijë qytetarë, mbi 41 mijë në vitin 2022 dhe 21.244 në vitin 2023. Të dhënat për numrin e qytetarëve të Kosovës që janë larguar nga vendi gjatë vitit 2024, do të publikohen gjatë muajit qershor të këtij viti.”

Tkurrjen e popullësisë, Vebi Mujku nga Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale, e cilëson alarm, edhe për faktin se ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, social e shëndetësor të vendit.

“…numri i personave që largohen është shumë i madh. Nëse e shohim regjistrimin e fundit të popullësisë, Kosovës i mungojnë rreth 350 mijë banorë. Kjo është një shifër alarmante për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Kjo ndikon drejt për drejt në tkurrjen e popullësisë. Për 5 vite Kosova është në plakje. Kjo ndikon në zhvillim ekonomik, social dhe shëndetësor…”, tha Mujku.

Janë shumë arsye që detyrojnë qytetarët ta lënë atdheun për një jetë më të mirë, thotë ekonomisti, Alban Hashani, i cili thekson tregun e punës dhe ngecjet në në sistemin shëndetësor dhe në fushën e arsimit, ku është konstatuar rënie e cilësisë.“…ndikimi është shumë i madh. Kjo është evidentuar edhe në regjistrimin e fundit të popullësisë. Pjesërisht kjo i atribuohet emigrimit. Prej vitit 2015 kur Gjermania vecse e bëri më të lirë që njerëzit të marrin leje pune. Përveç tregut të punës, njerëzit largohen edhe për sistemin shëndetësor, cilësinë e arsimit e të tjera…”, deklaroi Hashani për rtv21

Një vend i vogël si Kosova ka shënuar rekord të ikjes së qytetarëve drejt perëndimit, në vitet 2014, 2015 dhe 2021. Në këtë dyndje të popullësisë, duhet potencuar sidomos vitin 2015, kur patën migruar mbi 74 mijë qytetarë.

JU REKOMANDOJMË

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të MUP’it serb – Dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e 71 civilëve

Prokuroria Speciale: KE-ja vlerëson luftën kundër krimit e korrupsionit
07/07/2026 - 14:34

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, nën dyshimet për ‘’krime lufte kundër popullsisë civile’’. Në komunikatën e prokurorisë, thuhet se, sipas aktakuzës, R.D., ish...

Më shumëDetails

Nagavci thotë se qëndroi 10 ditë në spital dhe i falënderon mjekët: U riktheva në shtëpi

KDKA: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me Drejtorët Komunalë të Arsimit
07/07/2026 - 14:23

Ish-shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është rikthyer në shtëpi pas një periudhe shqetësimesh shëndetësore dhe 10 ditësh trajtim në...

Më shumëDetails

Bahtiri: Kur është interesi amerikan, ata janë në gjendje edhe kryetarin e shtetit me e likuidu, e lëre më një kryeministër

Bahtiri: Kur është interesi amerikan, ata janë në gjendje edhe kryetarin e shtetit me e likuidu, e lëre më një kryeministër
07/07/2026 - 13:53

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, gjatë një interviste në DTV,  ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje të likuidojnë liderë politikë...

Më shumëDetails

“Veç njerëzit e sëmurë, t’pagum edhe t’shitun sulmojnë fëmijët“: Matoshi i reagon fermerit pas publikimit të dokumentit për vajzën e saj!

“Veç njerëzit e sëmurë, t’pagum edhe t’shitun sulmojnë fëmijët“: Matoshi i reagon fermerit pas publikimit të dokumentit për vajzën e saj!
07/07/2026 - 13:51

Deputetja e zgjedhur e VV-së Adriana Matoshi, ka reaguar pas përplasjes me fermerin Tafë Çeku, i cili i publikoi një dokument që lidhet me vajzën e saj, pas...

Më shumëDetails

Rritja ekonomike, Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Po mburret me stagnimin

Rritja ekonomike, Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Po mburret me stagnimin
07/07/2026 - 13:42

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka reaguar ndaj shkrimit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me parashikimet për rritjen ekonomike....

Më shumëDetails

Portreti i Adem Demaçit vendoset në zyrën e presidentit të Kosovës

Portreti i Adem Demaçit vendoset në zyrën e presidentit të Kosovës
07/07/2026 - 13:34

Figura e veprimtarit të njohur shqiptar Adem Demaçi i është shtuar portreteve të figurave kombëtare që ndodhen në zyrën e presidentit të Kosovës. Portreti i Demaçit është vërejtur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë