Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pezullimi i pagesës së shtesës për fëmijë, Avokati i Popullit me letër rekomandim për ministrinë

30/05/2025 - 12:27
në Lajme
A A
Pezullimi i pagesës së shtesës për fëmijë, Avokati i Popullit me letër rekomandim për ministrinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit ka njoftuar se ka kryer hetime sipas detyrës zyrtare pas pranimit të ankesave të shumta, që kryesisht vinin nga komuniteti serb, me ankesa për pezullimin e pagesës së shtesës për fëmijë.

Sipas Avokatit të Popullit, ankuesit kanë njoftuar se i pranonin shtesat e fëmijëve nga shtatori 2021 e deri më dhjetor 2024. Ndërsa, në periudhën prej muajit gusht e deri më dhjetor 2024, Departamenti i Skemave Sociale i MFPT-së u ka kërkuar përfituesve verifikimin e dokumenteve për shtesën e fëmijëve.

“Ankuesit kishin vepruar sipas udhëzimeve të DSS-së duke i dorëzuar dokumentet përmes qendrave për punë sociale, e më pas edhe përmes postës. Përkundër këtyre veprimeve, pagesa e shtesës për fëmijë vazhdonte të mbetej e pezulluar, duke mos pranuar njoftime apo shpjegime lidhur me çështjen. Disa përfituesve të komunitetit serb u është kërkuar që të paraqiten në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për ta verifikuar statusin e tyre të vendbanimit. Kjo është bërë për shkak se dëshmitë e tyre të ofruara, siç janë vërtetimet nga shkollat që ndjekin fëmijët dhe të dhënat e vaksinimit, nuk njihen nga sistemi shtetëror”, thuhet tutje në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Gjatë hetimit të rastit, Avokati i Popullit ka kërkuar nga zyrtarët e DSS-së që t’u ofroheshin të gjitha kopjet e vendimeve dhe të udhëzimeve mbi të cilën bazohej puna e këtij departamenti, por deri në përpilimin e këtij raporti Avokati i Popullit nuk i ka pranuar këto dokumente.

Dokumentet e tilla, siç është Vendimi i 31 tetorit 2024, që parasheh një proces të verifikimit të dokumenteve, por nuk përcaktohen dokumentet shtesë, të cilat u janë kërkuar qytetarëve përmes e-mailit, dhe dokumentet tjera, Avokati i Popullit ka konfirmuar se nuk gjendeshin të publikuara.

Avokati i Popullit ka konstatuar se veprimet e MFPT-së kanë mundur të mos kenë për qëllim shkeljen e të drejtave të qytetarëve por i gjithë procesi i verifikimit në rend të parë ka qenë në kundërshtim me parimet e procedurës administrative. Dhe, sipas tij, kjo ka pasur një efekt zinxhiror në shkeljen e parimeve të sundimit të ligjit, në veçanti të fëmijëve të komunitetit serb, duke i vënë ata në një pozitë të pabarabartë dhe të pafavorshme, që në fakt përbën diskriminim mbi bazën e përkatësisë etnike.

Në këtë letër, Avokati i Popullit i ka rekomanduar MFPT-së që pa vonesa të mëtejshme, të gjitha vendimet, udhëzimet dhe kushtet në lidhje me procesin e verifikimit të dokumentacionit të qytetarëve përfitues të shtesës për fëmijë të publikohen në mënyrë të qartë dhe transparente, në të dyja gjuhët zyrtare.

Rekomandimi tjetër ka të bëjë me gjetjen e modaliteteve të përshtatshme për verifikimin e përmbushjes së kritereve.

Avokati i Popullit po ashtu ka rekomanduar që çdo përfituesi, të cilit i është pezulluar pagesa e shtesës për fëmijë, pas verifikimit, t’i paguhen në mënyrë retroaktive të gjitha pagesat që kanë mbetur të papaguara.

JU REKOMANDOJMË

Dy fëmijë goditen nga një veturë në Pejë, dërgohen në spital
Lajme

Arrestohen dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës

02/06/2025 - 08:39
Tërmet në Shqipëri, epiqendra
Lajme

Tërmet në Mal të Zi

02/06/2025 - 08:23
Një Haxhi kosovar ndërron jetë në Qabe
Lajme

Arabia Saudite ndalon mbi 269 myslimanë “pa leje për haxh” që të hyjnë në Mekë

02/06/2025 - 08:11
7 tentime, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun
Kryesore

Sot tentativa e 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit?

02/06/2025 - 08:00
dd
HULUMTIME

Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

01/06/2025 - 20:30
Osmani për takimin me kreun e Antigua dhe Barbuda: Hap i partneritetit më të fuqishëm
Kryesore

Osmani për takimin me kreun e Antigua dhe Barbuda: Hap i partneritetit më të fuqishëm

01/06/2025 - 20:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viktima në aksidentin e mëngjesit të sotëm dyshohet të jetë djali i Ismet Osmanit-Curri

    Viktima në aksidentin e mëngjesit të sotëm dyshohet të jetë djali i Ismet Osmanit-Curri

    599 Shpërndaje
    Shpërndaje 240 Tweet 150
  • Këta janë dy oligarkët që morën 2 hektarë pronë komunale urbane në Mitrovicë, por investimet nuk i realizuan as 5 vite pas afatit të fundit në kontratë (Dokument)

    253 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • Ky është i riu nga Buroja e Skenderajt që dyshohet se i dha fund jetës

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Dyshime për kurdisje të tenderit 2 milionësh nga Komuna e Fushë Kosovës për Caritas-in e Don Viktor Sopi

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë