Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kontrolle të shtuara në Morinë/ Arrestime për kërkim ndërkombëtar, trafik droge dhe mosdeklarim valute

31/05/2025 - 14:53
në Lajme
A A
Kontrolle të shtuara në Morinë/ Arrestime për kërkim ndërkombëtar, trafik droge dhe mosdeklarim valute
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës dhe në zbatim të analizës së riskut dhe kontrolleve të përzgjedhura, kanë goditur disa raste të paligjshmërisë në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Në vijim të këtyre kontrolleve, u arrestua 22-vjeçari D.P., banues në Gjermani, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden. Gjykata e Cologne-s, në Gjermani, kishte lëshuar ndaj tij masën “arrest në burg” për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Mashtrim”. Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Po në hyrje të vendit, u arrestua në flagrancë shtetasi V.B., 30 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të automjetit tip “Volkswagen” që ai drejtonte, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. V.B. akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Kufirit dhe Migracionit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M., 22 vjeç, gjithashtu nga Prishtina, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën 14,300 euro të padeklaruara, në kundërshtim me ligjet në fuqi. Shuma u sekuestrua si provë materiale.

Policia Kufitare dhe strukturat hetimore do të vijojnë me kontrolle të shtuara për të parandaluar çdo përpjekje për aktivitet të paligjshëm në pikat kufitare./IndeksOnline/

JU REKOMANDOJMË

Petkoviq: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Lajme

Petkoviq: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

03/06/2025 - 18:56
Zelensky thotë se Ukraina është ftuar në samitin e NATO-s në Hagë
Lajme

Zelensky thotë se Ukraina është ftuar në samitin e NATO-s në Hagë

03/06/2025 - 18:53
Policia parandalon një rast të kontrabandës në Zubin Potok, detaje
Lajme

Policia parandalon një rast të kontrabandës në Zubin Potok, detaje

03/06/2025 - 18:47
Përplasja mes deputetes Balje dhe Kryeziu, reagon Xhuli Nura
Lajme

Përplasja mes deputetes Balje dhe Kryeziu, reagon Xhuli Nura

03/06/2025 - 18:42
Shkurtimet buxhetore dhe prania diplomatike e SHBA në Ballkan e Kosovë, DASH: Puna vazhdon normalisht, s’kemi njoftuar mbyllje ambasade apo konsullate
Kryesore

Shkurtimet buxhetore dhe prania diplomatike e SHBA në Ballkan e Kosovë, DASH: Puna vazhdon normalisht, s’kemi njoftuar mbyllje ambasade apo konsullate

03/06/2025 - 18:38
Kurti: Kosova s’ka Kuvend, por ka stabilitet dhe ushtri
Lajme

Kurti: Kosova s’ka Kuvend, por ka stabilitet dhe ushtri

03/06/2025 - 18:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    914 Shpërndaje
    Shpërndaje 366 Tweet 229
  • Rrjet i organizuar mashtruesish godet Raiffeisen Bank – ja emrat e 15 personave të arrestuar për vjedhje prej 186 mijë eurosh

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    336 Shpërndaje
    Shpërndaje 134 Tweet 84
  • Kelmendi: Koordinatorja e OKB-së në Kosovë kërkon të mos mbahen kontakte me Kurtin si kryeministër

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Murati: Rritje historike e pagës mesatare në sektorin privat – inflacioni, një detaj që s’u përmend

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë