Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

NATO: Serbia të sigurojë përgjegësi për dhunën në veri të Kosovës më 2023

31/05/2025 - 16:10
në Lajme
A A
NATO: Serbia të sigurojë përgjegësi për dhunën në veri të Kosovës më 2023
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Zyrës së NATO-s në Beograd, Pierluigi Lodola, ka përsëritur kërkesën ndaj autoriteteve serbe që të ndërmarrin masa konkrete për t’i sjellë para drejtësisë autorët e sulmeve të vitit 2023 në pjesën veriore të Kosovës.
Lodola theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet një ndër prioritetet kryesore të Aleancës, duke ritheksuar mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun Kosovë–Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Për të ecur përpara, është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese. Të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet për të bërë kompromiset e nevojshme. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë, për të mirën e të gjitha komuniteteve dhe për stabilitetin rajonal”, theksoi Lodola për Kosovo-Online.

Ai e konsideroi dialogun si të vetmen kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura politike, me respekt të plotë për të drejtat e komuniteteve.

Dy vjet pas shpërthimit të tensioneve në veri të vendit, që u manifestuan me përplasje të dhunshme në Zveçan mes protestuesve serbë, Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it, Lodola kujtoi edhe sulmin e rëndë terrorist në Banjskë, duke e quajtur të domosdoshme vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të sigurojnë që ata që janë përgjegjës për dhunën në vitin 2023 në Kosovë të sillen para drejtësisë”, ka shtuar ai, duke kujtuar se pas përshkallëzimit të tensioneve, aleanca ka dislokuar 1 mijë forca shtesë në Kosovë – prezenca më e madhe ushtarake në dhjetë vitet e fundit.

JU REKOMANDOJMË

Gazeta ukrainase: Konflikti me BE-në, ShBA-në dhe Serbinë e ka zhytur Kosovën në një krizë politike
Kryesore

Gazeta ukrainase: Konflikti me BE-në, ShBA-në dhe Serbinë e ka zhytur Kosovën në një krizë politike

03/06/2025 - 19:12
Mbretëria e Bashkuar: Kënaqësi të shohësh FSK-në e Kosovës duke bashkëpunuar, për Defender 25
Lajme

Mbretëria e Bashkuar: Kënaqësi të shohësh FSK-në e Kosovës duke bashkëpunuar, për Defender 25

03/06/2025 - 19:07
Azemi: Gjendja në magjistralen Prishtinë- Ferizaj është skandaloze, duhet ndërhyrje urgjente
Lajme

Visar Azemi ekspozon një tender të dyshimtë në Ferizaj: Komuna e zgjodhi ofertën që “i pëlqeu më shumë”

03/06/2025 - 19:02
Petkoviq: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Lajme

Petkoviq: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

03/06/2025 - 18:56
Zelensky thotë se Ukraina është ftuar në samitin e NATO-s në Hagë
Lajme

Zelensky thotë se Ukraina është ftuar në samitin e NATO-s në Hagë

03/06/2025 - 18:53
Policia parandalon një rast të kontrabandës në Zubin Potok, detaje
Lajme

Policia parandalon një rast të kontrabandës në Zubin Potok, detaje

03/06/2025 - 18:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    916 Shpërndaje
    Shpërndaje 366 Tweet 229
  • Rrjet i organizuar mashtruesish godet Raiffeisen Bank – ja emrat e 15 personave të arrestuar për vjedhje prej 186 mijë eurosh

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    336 Shpërndaje
    Shpërndaje 134 Tweet 84
  • Kelmendi: Koordinatorja e OKB-së në Kosovë kërkon të mos mbahen kontakte me Kurtin si kryeministër

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Murati: Rritje historike e pagës mesatare në sektorin privat – inflacioni, një detaj që s’u përmend

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë