Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KFOR-i demanton Kurtin: S’kemi vërejtur dhe as s’jemi njoftuar për ndryshime të rëndësishme të pranisë së ushtrisë serbe afër kufirit

31/05/2025 - 16:31
në Kryesore, Lajme
A A
KFOR-i demanton Kurtin: S’kemi vërejtur dhe as s’jemi njoftuar për ndryshime të rëndësishme të pranisë së ushtrisë serbe afër kufirit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për televizionin A2CNN në Shqipëri me datën 27 maj, kishte deklaruar se 70 % e kapaciteteve ushtarake të Serbisë janë të vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën. Kjo deklaratë e tij kishte bërë bujë të madhe dhe Maqedonci ka dalë edhe me një sqarim, duke thënë se s’është diçka e re dhe se e ka thënë edhe më herët.

Megjithatë, për të njëjtën temë kur ka folur gjatë kësaj jave edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku ka pretenduar se rritja e pranisë së forcave serbe në kufi me Kosovën ka ndodhur si reaksion ndaj ushtrimit “Defender Europe” që po mbahet edhe në Kosovë. Kurti në mbledhje të Qeverisë kishte thënë se ajo që nuk e po e dinë është se a ia ka kërkuar një gjë të tillë Rusia, apo po e bën vetë Serbia.

“Rritja e gatishmërisë dhe e pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë besojmë se është reaksion ndaj ‘Defender Europe 2025’.”, ka deklaruar Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë, më 29 maj 2025.

Por, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga KFOR-i kanë demantuar pretendimet për rritje të pranisë ushtarake serbe në afërsi me kufirin e Kosovës dhe kanë thënë se KFOR në vazhdimësi monitoron aktivitetet përgjatë vijës kufitare me Serbinë, dhe se s’kanë vërejtur dhe as nuk janë njoftuar për ndryshime të rëndësishme të kohëve të fundit të pranisë së forcave të armatosura të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën. KFOR për shkak se disa vende të NATO’s nuk e njohin Kosovën vazhdon t’i referohet kufirit “vijë kufitare administrative”, e jo kufi.

“KFOR-i vazhdon të jetë i pranishëm dhe të monitorojë aktivitetet përgjatë Vijës Kufitare Administrative (ABL), në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i nuk ka vërjetur dhe as nuk është njoftuar për ndryshime të rëndësishme të kohëve të fundit në praninë e Forcave të Armatosura Serbe në Vijën Kufitare Administrative”, ka thënë një zyrtar i KFOR për Gazetën Express.

Ai tutje ka thënë se bazuar në procedurat ekzistuese, ushtria serbe duhet ta mbajë rregullisht KFOR-in të informuar për vendosjen e forcave dhe aktivitetet e tyre operative në afërsi të kufirit me Kosovën.

“Ne presim që kjo të vazhdojë dhe mbështetemi në bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në këtë drejtim”, ka thënë tutje ky zyrtar i KFOR-it për Gazetën Express.

Në fund të përgjigjes, ky zyrtar i KFOR-it ka thënë për Express se Komandanti i KFOR-it ka komunikime të rregullta me autoritetet ushtarake në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat e ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të ndërsjellë për situatën.

“Që nga viti 2023, KFOR-i ka rritur ndjeshëm praninë dhe numrin e patrullave të tij në Vijën Kufitare Administrative. Ne mbetemi të përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim përkatës të sigurisë dhe të palëkundur në përmbushjen e misionit tonë të mandatit të OKB-së”, ka përfunduar ky zyrtar i KFOR-it.

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë