Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

31/05/2025 - 17:38
në Lajme
A A
OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele – që janë afër nivele që kërkohen për armët bërthamore – në muajt e fundit, sipas disa mediave që citojnë një raport të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), duke rritur dyshimet mbi një marrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Teheranit.

Raporti konfidencial i agjencisë së OKB-së për energji bërthamore thotë se deri më 17 maj, Irani kishte grumbulluar 408.6 kilogramë uranium të pasuruar deri në 60 për qind, një rritje krahasuar me më pak se 275 kilogramë që ishte raportuar në raportin e fundit të IAEA-s në shkurt, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Sipas AP-së, kalimi nga 60 për qind në nivelin për armët bërthamore, prej 90 për qind, është “një hap i shkurtër teknik”. Agjencia citoi IAEA-n të ketë thënë se rreth 42 kilogramë uranium i pasuruar në 60 për qind janë teorikisht të mjaftueshme për të prodhuar një bombë bërthamore, nëse pasurohet më tej në 90 për qind.

Raporti i IAEA-s thekson se Irani është “i vetmi shtet jobërthamor që prodhon një material të tillë”, çka sipas agjencisë së OKB-së, përbën një “shqetësim serioz”.

Raporti i IAEA-së vjen teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të arrihet një marrëveshje me Iranin për të kufizuar aktivitetet bërthamor të Teheranit.

Që nga janari i këtij viti, kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar pesë runde bisedimesh.

SHBA-ja ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe kishte vendosur sanksione ekonomike ndaj Republikës Islamike.

Pasurimi i uraniumit ka qenë një pikë kyç e mospajtimeve. Administrata amerikane insiston se Irani duhet të ndalojë të gjitha aktivitetet e pasurimit, ndërsa Irani e ka refuzuar këtë kërkesë.

Zyrtarë të lartë iranianë thanë më 29 maj se çdo marrëveshje duhet të përfshijë heqjen e sanksioneve kundër Teheranit dhe duhet t’i lejojë programit bërthamor – i cili sipas tyre është paqësor – të vazhdojë.

Megjithatë, një ditë më parë Trump deklaroi se beson që një marrëveshje mund të arrihet “në një të ardhme jo shumë të largët”, duke shtuar se Irani “do të preferonte një marrëveshje” sesa “të shkatërrohej” – referencë për paralajmërimet e vazhdueshme të presidentit amerikan se Teherani mund të përballet me pasoja të mëdha ushtarake nëse nuk nënshkruan një pakt bërthamor.

Ndërkaq, më 28 maj Trump deklaroi se i kishte thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos e sulmojë Iranin, me qëllim që t’i japë më shumë kohë administratës amerikane për të shtyrë përpara një marrëveshje të re me Teheranin./REL/

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Krerët shtetëror duhet ta bëjnë të qartë se çfarë obligimesh kanë marrë pas letrës së dërguar për anëtarësim
Lajme

Haziri: Kurti po takohet natën me Fatmir Limajn, nuk e ka shumicën

03/06/2025 - 21:10
Kos: Një qeveri funksionale dhe një Kuvend janë të domosdoshëm që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes
Lajme

Kos: Një qeveri funksionale dhe një Kuvend janë të domosdoshëm që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes

03/06/2025 - 20:50
“Lepur ik” – Bahtiri i arrestuar për drogë protestonte me LVV-në kundër kryeprokurorit Lumezi
Lajme

“Lepur ik” – Bahtiri i arrestuar për drogë protestonte me LVV-në kundër kryeprokurorit Lumezi

03/06/2025 - 20:32
LDK i jep fund bojkotit ndaj RTK-së, Bajrami: Po kthehemi për të thënë të vërtetën, jo sepse gjendja ka ndryshuar
Lajme

LDK i jep fund bojkotit ndaj RTK-së, Bajrami: Po kthehemi për të thënë të vërtetën, jo sepse gjendja ka ndryshuar

03/06/2025 - 20:23
Petkoviq e cilëson “provokim” vizitën e Kurtit në veri, kërkon “llogari” nga KFOR-i dhe EULEX-i
Lajme

Petkoviq: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

03/06/2025 - 20:17
Bosi kryesor i heroinës i arrestuar sot – i afërt me VV-në e Xhelal Sveçlën?
Lajme

Bosi kryesor i heroinës i arrestuar sot – i afërt me VV-në e Xhelal Sveçlën?

03/06/2025 - 20:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    927 Shpërndaje
    Shpërndaje 371 Tweet 232
  • Inspektorati mbylli klinikën “Empatia” në Mitrovicë të ish deputetit të VV-së, objekti i ndërtuar nga “Ari Company” nuk plotësonte kushtet sanitare (Dokument)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    338 Shpërndaje
    Shpërndaje 135 Tweet 85
  • “Lepur ik” – Bahtiri i arrestuar për drogë protestonte me LVV-në kundër kryeprokurorit Lumezi

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kelmendi: Koordinatorja e OKB-së në Kosovë kërkon të mos mbahen kontakte me Kurtin si kryeministër

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë