Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet, ku vetura ka goditur dy vajza të reja,
Shoferi që ka goditur vajzat dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.













