Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krejt çka ndodhi dje në takimin mes Bislimit dhe Sorensen në Bruksel

03/06/2025 - 08:12
në Lajme
A A
Krejt çka ndodhi dje në takimin mes Bislimit dhe Sorensen në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryengociatori kosovar për dialog, Besnik Bislimi, dje është takuar në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Pas këtij takimi, Bislimi ka thënë se ishte takimi i parë në formë bilaterale me Sorensen-in që nga emërimi i tij në këtë pozicion.

Bislimi ka thënë se ishte paraparë që të mbahej një takim trelateral, por ekipi i Serbisë ka hasur në vonesa për arritjen në Bruksel.

“Ka qenë i paraparë edhe një trilateral, por ky nuk ka mundur të ndodhë për shkak se kanë ndodh komplikime me ekipin e Serbisë, i cili nuk ka arrit në Bruksel për shkak të vonesave në Vjenë apo diçka të ngjashme”, ka deklaruar ai.

Bislimi ka theksuar se është njoftuar me qasjen që Sorenseni mendon që ta ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve, qoftë në nivel të kryenegociatorëve, qoftë edhe në takimet e larta ku pastaj udhëhiqen nga Kallas, dhe pastaj në takimin bilateral ngritëm një sërë temash për të cilat besojmë se është shumë me rëndësi që sa më shpejt të kemi përgjigje nga Brukseli apo zgjidhje.

“Për shembull kemi rastin e menaxhimit të integruar të kufirit ku ka mungesa të mëdha nga ana e Serbisë si në përmbushjen e obligimeve të tyre për shembull në tri pika kufitare që ata është dashur të ndërtojnë, ose në përgjigje ndaj propozimeve tona që në Bujanoc, për shembull në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë të hapen pika sezonale gjatë kohës kur ka më shumë udhëtarë që kthehen edhe nga diaspora, por edhe për problemet që kemi në këtë fushë me njohjen e certifikatave fitosanitare edhe atyre veterinare dhe pengesave që iu bën Serbia”.

“Pastaj ngritëm temën e kostove shumë të mëdha që po lindin nga mosfunksionalizimi i linjave të interkoneksionit mes Kosovës dhe Serbisë, që janë obligime të pa përmbushura të Serbisë në kuadër të implementimit të marrëveshjes së energjisë. Treguam se deri në çmasë janë humbjet që ka Kosova në baza vjetore nga kjo dhe barrierat që në vazhdimësi Serbia në mënyrë artificiale po i vendos”, ka deklaruar ai.

Bisilim ka theksuar se është diskutuar edhe për një proces shumë të rëndësishëm, për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes ndihmave për fermerët e vegjël, të cilat i ka blloku Serbia në llogaritë bankare të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Kërkuam një përgjigje sa më të shpejtë për zhbllokimin e këtyre mjeteve. Folëm edhe për fushatën dezinformuese që Serbia e ka nisur në shumë fronte me qëllim të dezinformimit të partnerëve ndërkombëtarë por edhe mbajtjes së lartë të presionit tek qytetarët serb në Kosovë dhe tema të tjera të ngjashme”, ka theksuar ai.

Duke komentuar ndikimin në dialogë të situatës në të cilën ndodhet Kosova, ku ende nuk janë krijuar institucionet e vendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Bislimi ka thënë se ka vështirësi për arsye se nuk mund të mbahen takime të nivelit të lartë, por megjithatë janë disa tema ku Kosova mund të përfitojë nëse ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e Serbisë.

“Mendoj që nuk do të ishte në rregull nëse ne i humbim këto shanse për shkak se në Prishtinë ka pengesa në konstituimin e Kuvendit”, ka theksuar Bislimi.

Kurse emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka diskutuar të hënën në Bruksel për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Sorensne ka thënë se planifikohet së shpejti të organizohet një takim trepalësh në kuadër të dialogut.

“Prita kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim në përgatitje të një takimi trepalësh në dialog sot në Bruksel. Diskutuam për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

“Planifikojmë të organizojmë së shpejti një takim trepalësh”, ka shkruar Sorensen në platformën “X”.

JU REKOMANDOJMË

Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz
Lajme

Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

06/06/2025 - 13:14
Gjykata bllokon urdhrin e Trump për studentët e huaj të Harvardit
Lajme

Gjykata bllokon urdhrin e Trump për studentët e huaj të Harvardit

06/06/2025 - 13:09
Takimi Merz-Trump, cilat janë pritjet e gjermanëve për raportet mes dy udhëheqësve – çfarë thanë anketat
Lajme

Takimi Merz-Trump, cilat janë pritjet e gjermanëve për raportet mes dy udhëheqësve – çfarë thanë anketat

06/06/2025 - 12:27
Dy lopë në Turqi që ishin bërë gati për kurbanë arratisen për të shpëtuar, njëra hidhet në det
Lajme

Dy lopë në Turqi që ishin bërë gati për kurbanë arratisen për të shpëtuar, njëra hidhet në det

06/06/2025 - 12:22
Rënie në arsimin publik, rritje e interesimit për shkollat private në Kosovë
Lajme

Rënie në arsimin publik, rritje e interesimit për shkollat private në Kosovë

06/06/2025 - 12:07
Haziri: Krerët shtetëror duhet ta bëjnë të qartë se çfarë obligimesh kanë marrë pas letrës së dërguar për anëtarësim
Lajme

Haziri: Kriza politike merr fund veç me zgjedhje të reja, Kurti po ushtron trafikim politik

06/06/2025 - 11:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1456 Shpërndaje
    Shpërndaje 582 Tweet 364
  • Si i kaloi krejt filtrat vajza e trafikantit të kokainës dhe u dekretua gjyqtare nga presidentja

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pse Naim Murseli kërkoi burgim të përjetshëm? Kush e mësoi? (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pagesat për lehona dhe shtesat për fëmijë, Hekuran Murati jep detaje!

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë