Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Breshëri me madhësinë e një veze shkatërron disa shtëpi në Slloveni

04/06/2025 - 09:30
në Lajme
A A
Breshëri me madhësinë e një veze shkatërron disa shtëpi në Slloveni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një stuhi sumë e fuqishme e shoqëruar me erëra të forta dhe breshër ka shkaktuar dëme të mëdha në disa pjesë të Sllovenisë, veçanërisht në fshatrat Lucova, Adrijanci, Shulinci dhe Zgornji Petrovci, ku janë dëmtuar shtëpi, automjete dhe të mbjellat janë shkatërruar plotësisht.

Në shkollën fillore në Shalovci, janë thyer dritaret e çatisë, ndërsa dëmet në bujqësi dhe pemëtari janë të mëdha. Kryetari i komunës së Gornji Petrovci, Franc Shlihtuber, ka bërë thirrje për ndihmë urgjente, duke theksuar se komuna nuk mund t’i përballojë vetë pasojat e stuhisë.

“Situata është jashtëzakonisht e rëndë. Patjetër kemi nevojë për ndihmë shtesë, sepse vetë nuk ia dalim dot,” tha Shlihtuber.

Sipas tij, breshëri ishte aq i dendur, sa në disa zona është dashur të pastrohet me makineri të rënda. Në disa vende, kokrrat e breshërit kanë arritur madhësinë e topave të tenisit, duke dëmtuar çati dhe automjete.

Agjencia Sllovene për Mbrojtjen e Mjedisit (ARSO) ka raportuar për reshje të dendura breshëri në rajonin e prekur, ndërsa Meteoinfo Slovenia ka theksuar se stuhia është shoqëruar edhe me erëra të fuqishme dhe shumë rrufe.

Edhe deputeti i partisë Socialdemokrate, Damijan Bezjak Zrim, në një nismë parlamentare drejtuar qeverisë, ka theksuar dëmet e mëtejshme në infrastrukturë, përfshirë dëmtimin e sallës së edukatës fizike të shkollës fillore, ku breshëri ka shpuar kupolat prej xhami duke shkaktuar rrjedhje uji brenda saj, si dhe dëmtimin e çatisë së ndërtesës komunale. Ai tha gjithashtu se shumë automjete kanë mbetur pa dritare dhe pasqyra.

Deputeti Zrim ka kërkuar që qeveria të shpallë menjëherë gjendjen e katastrofës natyrore.

JU REKOMANDOJMË

Kupchan: Kurti ka instinkt politik por lëvizjet e tij të fundit po e dëmtojnë vendin
Lajme

Kupchan: Asociacioni nuk është i rrezikshëm për Kosovën – duhet të lëvizet para

07/06/2025 - 09:53
“Defender 25”, Rama ndan pamje nga stërvitja: Një nga më të mëdhatë e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë
Lajme

“Defender 25”, Rama ndan pamje nga stërvitja: Një nga më të mëdhatë e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë

07/06/2025 - 09:37
Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së
Kryesore

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së

07/06/2025 - 09:15
Bisedimet tregtare SHBA-Kinë rifillojnë në Londër pas një telefonate “shumë pozitive” mes Trump dhe liderit kinez
Ekonomi

Bisedimet tregtare SHBA-Kinë rifillojnë në Londër pas një telefonate “shumë pozitive” mes Trump dhe liderit kinez

07/06/2025 - 09:08
Koci për deputetët: Nëse nuk i ndal kërkush, 270 herë do të shkojnë
Lajme

Koci për deputetët: Nëse nuk i ndal kërkush, 270 herë do të shkojnë

07/06/2025 - 08:55
Bajqinovci e quan Lajçakun manipulues: Sjelljet e tij po e dëmtojnë procesin e dialogut
Lajme

Bajqinovci është i ‘‘gatshëm’’ dhe ka ‘‘interes’’ të jetë kandidat për Prishtinë: I kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet

07/06/2025 - 08:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1479 Shpërndaje
    Shpërndaje 592 Tweet 370
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë