Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpallet fituese kompania për mirëmbajtje të gjelbërimin në Mitrovicë – kompania humbëse konkuroi me rimorkio për shpërndarjen e urinës së bagëtive

04/06/2025 - 12:25
në Lajme
A A
Shpallet fituese kompania për mirëmbajtje të gjelbërimin në Mitrovicë – kompania humbëse konkuroi me rimorkio për shpërndarjen e urinës së bagëtive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për më shumë se 10 vite, mirëmbajtja e siupërfaqeve të gjelbëruara ka qenë pikë e dobët për qytetin e Mitrovicës, pasi që kujdesi për to ka qenë minimal dhe jobashkëkohor. Mirëpo, gjendja e gjelbërimit në Mitrovicë pritet të ndryshoj në mënyrë drastike në kuptimin pozitiv tash e tutje.

Komuna e Mitrovicës ka zhvilluar procedurat tenderuese me titull: “Mirëmbajtja,ngritja dhe revitalizimi i sipërfaqeve të gjelbëruara dhe parqeve në qytet”, raporton Veriu.info.

Veriu.info ka siguruar dokumentacionin zyrtar, ku shihet se operatori ekonomik “EING COM” Sh.P.K. ka dalë fitues i kësaj kontrate dy vjeçare në vlerë prej 600 mijë euro.

Detyrë e kompanisë fituese të tenderit është përkujdesja për sipërfaqet e gjelbëruara ku hyn edhe kositja e rregulltë e barit, bartja e barit deri në deponi. Këtu ka një ndryshim pozitiv pasi që kompania që deri më tash e ka mirëmbajtur gjelbërimin, barin e mbledhur nuk e ka dërguar asnjëherë në deponi, përderisa nga kompania për menaxhimin e mbeturinave zakonisht janë ankuar se kjo kompani private po ua mbush kontejnerët e mbeturinave me bari të prerë.

Po ashtu kompania fituese tash e tutje do të bëjë rivitalizimin e hapësirave gjelbëruese te dëmtura në qytet, të cilat janë të shumta.

Në këtë tender kanë aplikuar edhe grupi i operatorëe “Hydro Ing Sh.P.K – Viante Konstruksion” dhe operatori ekonomik “Gani Mlinaku” B.I., por që të dyja janë shpallur të papërgjegjshme, pasi që nuk i kanë plotësuar kriteret e tenderit.

“Hydro Ing Sh.P.K – Viante Konstruksion” nuk e ka plotësuar kushtin minimal për qarkullim financiar në tre vitet e fundit dhe nuk ka ofruar kontrata të ngjashme të përfunduara me sukses në tre vitet e fundit.

Operatori ekonomik “Gani Mlinaku” B.I. është elinimuar dhe shpallur i papërgjegjshëm, pasi që në kushtet e tenderit është kërkuar që kompanitë aplikuese të kenë “citernë minimum 7000 litra për ujitjen e gjelbërimit dhe drunjëve me vetëmbushje dhe vetëshkarkues”, përderisa kompania “Gani Mlinaku” B.I. në vend të saj ka prezantues pajisjen “Rimorkio bujqësore për shpërndarjen e urinës së bagëtive në toka pjellore”, e cila sipas komisionit nuk përputhet me specifikat teknike dhe kërkesat e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit.

Kompania e eliniminuar për prezantim të pajisjes “Rimorkio bujqësore për shpërndarjen e urinës së bagëtive në toka pjellore”, “Gani Mlinaku” B.I. (emri tregtar: N.SH. ” AMBIENTI.G) deri më tash për më shumë se 10 vite e ka pasur nga Komuna e Mitrovicës kontratën për mirëmbajtje të gjelbërimit, ku nuk dihet nëse deri më tash me këtë pajisje i ka ujitur hapësirat gjelbëruese./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli
Kryesore

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

06/06/2025 - 20:17
Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq
Kryesore

Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq

06/06/2025 - 20:14
Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness
Kryesore

Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

06/06/2025 - 18:40
Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajme

Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

06/06/2025 - 16:25
Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë
Kryesore

Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë

06/06/2025 - 16:19
Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj
Lajme

Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj

06/06/2025 - 16:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1470 Shpërndaje
    Shpërndaje 588 Tweet 368
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    396 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë