Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: Kurti nuk është i interesuar për qeverisje, por për sunim – këtë ia mundëson kriza kushtetuese

04/06/2025 - 14:17
në Lajme
A A
Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar situatën politike në Kosovë.

Ai ka thënë se Albin Kurti nuk është i interesuar për qeverisje, por për sundim. Sipas tij, këta ia mundëson kriza kushtetuese.

Postimi:

Kurti nuk është i interesuar për qeverisje, por për sundim, e këtë skenar ia mundëson vetëm kriza kushtetuese, shpartallimi i rendit eksistues juridik dhe krijimi i “Republikës së Tretë” përmes kaosit dhe rrethanave emergjente. Kushdo që deri tani nuk e ka kuptuar se kemi të bëjme me një revolucionar leninist, e jo me një lider liberal-demokrat që synon të punojë brenda rendit ekzistues, ka qenë duke fjetur njëzet vitet e fundit në ndonjë shpellë.

Dikush që do të ishte i interesuar për qeverisje deri tani do ta gjente një formulë konsensusi për katër vitet e ardhshme duke e respektuar vullnetin qytetar që e vendosi në vend të parë por nuk i dha shumicë. Por jo edhe revolucionari leninist. Meqenëse e ka humbur shumicën popullore, dhe meqenëse përqindja tash e tutje vetëm sa do të zvogëlohet dhe do të diktojë kompromise edhe më të mëdha, rruga e tij e vetme për sundim është ajo tipike e autokratëve – e kapjes së institucioneve të shtetit dhe e imponimit të vullnetit përmes tyre.

Mandati i parë ishte një “vozitje test” ku u pa qartë tendenca e abuzimit me institucionet e pavarura në funksion të pushtetit. Por ajo hasi në rezistencë të mediave, opozitës, shoqërisë civile dhe, më e rëndësishmja, gjykatave si kushtetuesja që ia rrëzuan ligjet kundërkushtetuese. Tejkalimin e normave ligjore dhe kushtetuese Kurti e zbatoi më së lehti me raste në trajtimin e serbëve (po them disa raste, jo gjithmonë) sepse aty gjen lehtë mbështetje popullore edhe për ta shkelur ligjin me dy këmbë.

Kurse tani për ta siguruar diktatin mbi shqiptarët dhe mbi institucionet kyçe të pavarura – gjykatat, inteligjenca, etj – Kurtit me çdo kusht i duhet një president i dëgjueshëm dhe një noter miratues i projektit të shpartallimit të rendit juridik. I duhen edhe më shumë komuna, sepse me komunat në duar të tjera biznesi nuk po është mjaftueshëm nën kontroll (prandaj edhe ky zell me i ndëshku me çmimin e rrymës, gjithsesi brenda ligjit!)

Qysh me mujtë diqysh me e kriju një situatë ku fitohen disa komuna më shumë, dhe ku pas skadimit të mandatit të Osmanit, kryeministri në detyrë bashkë me presidenten në detyrë (kryetaren e kuvendit) janë të dy nga VV? Kurtit nuk i bëhet vonë dhe pret edhe muaj të tërë deri te ky moment nga komoditeti i kryeministrit në detyrë, në shkelje flagrante të një ligji të miratuar prej vetë tij që e detyron të japë dorëheqje. Me pas, pa parlament efektiv, kjo dyshe e ushtruesve të detyrës do të sillej si ata kryetarët në veri që po marin vendime gjithsesi të ligjshme, por jo edhe legjtime, me 1% të votave.

Si ajo thënia e presidentit peruan Benavides: “Për miqtë e mi, gjithçka! Ndërsa për armiqtë, ligjin!” E kështu përmes ligjit deri te shembja e tij – deri te Republika e Tretë.

JU REKOMANDOJMË

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli
Kryesore

Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

06/06/2025 - 20:17
Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq
Kryesore

Qytetari befasohet, nuk e gjen asnjë mjek në punë në QMF’në në Obiliq

06/06/2025 - 20:14
Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness
Kryesore

Historike | Babë e bijë nga Peja zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

06/06/2025 - 18:40
Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Lajme

Shakohoxha: Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

06/06/2025 - 16:25
Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë
Kryesore

Vdes 25 vjeçari nga Prizreni, ishte në gjendje kritike pasi u aksidentua ditë më parë në fshatin Pouskë

06/06/2025 - 16:19
Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj
Lajme

Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj

06/06/2025 - 16:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1470 Shpërndaje
    Shpërndaje 588 Tweet 368
  • “Rrogat po ju ecin”, “Ju ka kap njëfarë mësyshi ” – Përplasje me ironi mes Kurtit dhe Myftiut Tërnava në BIK për Kurban Bajram

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Serbia në Shqipëri me kuzhinier, vendoset në një hotel 10 kilometra larg Tiranës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në mënyrë më eksplicite faktet Trumpit për luftën në Ukrainë sesa Merz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    396 Shpërndaje
    Shpërndaje 158 Tweet 99

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë