Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi për Kurtin: Revolucionar leninist, është i interesuar të sundojë – rruga e tij është tipike e autokratëve

04/06/2025 - 16:21
në Kryesore, Lajme
A A
Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i çështjeve politike Agon Maliqi, ka hedhur kritika në drejtim të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit është i interesuar për sundim e jo për qeverisje, dhe se, i njëjti është një ‘‘revolucionar leninist’’ e jo një ‘‘lider liberal-demokrat’’.

Maliqi, ka shtuar se, Kurti e ka humbur shumicën popullore, dhe se, rruga e vetme e liderit të VV-së, për sundim ‘‘është ajo tipike e autokratëve’’.

‘‘Kurti nuk është i interesuar për qeverisje, por për sundim, e këtë skenar ia mundëson vetëm kriza kushtetuese, shpartallimi i rendit eksistues juridik dhe krijimi i “Republikës së Tretë” përmes kaosit dhe rrethanave emergjente. Kushdo që deri tani nuk e ka kuptuar se kemi të bëjme me një revolucionar leninist, e jo me një lider liberal-demokrat që synon të punojë brenda rendit ekzistues, ka qenë duke fjetur njëzet vitet e fundit në ndonjë shpellë. Dikush që do të ishte i interesuar për qeverisje deri tani do ta gjente një formulë konsensusi për katër vitet e ardhshme duke e respektuar vullnetin qytetar që e vendosi në vend të parë por nuk i dha shumicë. Por jo edhe revolucionari leninist. Meqenëse e ka humbur shumicën popullore, dhe meqenëse përqindja tash e tutje vetëm sa do të zvogëlohet dhe do të diktojë kompromise edhe më të mëdha, rruga e tij e vetme për sundim është ajo tipike e autokratëve – e kapjes së institucioneve të shtetit dhe e imponimit të vullnetit përmes tyre’’, ka shkruar ai.

Më tej, Maliqi në postimin e tij, ka deklaruar se gjatë mandatit të parë të Kurtit, është parë qartë ‘‘tendenca e abuzimit me institucionet e pavarura’, dhe se, liderit të VV-së për të vendosur diktat mbi ‘‘shqiptarët dhe mbi institucionet kyçe të pavarura’’, sipas Maliqit, i duhet ‘‘një president i dëgjueshëm’’.

‘‘Mandati i parë ishte një “vozitje test” ku u pa qartë tendenca e abuzimit me institucionet e pavarura në funksion të pushtetit. Por ajo hasi në rezistencë të mediave, opozitës, shoqërisë civile dhe, më e rëndësishmja, gjykatave si kushtetuesja që ia rrëzuan ligjet kundërkushtetuese. Tejkalimin e normave ligjore dhe kushtetuese Kurti e zbatoi më së lehti me raste në trajtimin e serbëve (po them disa raste, jo gjithmonë) sepse aty gjen lehtë mbështetje popullore edhe për ta shkelur ligjin me dy këmbë. Kurse tani për ta siguruar diktatin mbi shqiptarët dhe mbi institucionet kyçe të pavarura – gjykatat, inteligjenca, etj – Kurtit me çdo kusht i duhet një president i dëgjueshëm dhe një noter miratues i projektit të shpartallimit të rendit juridik. I duhen edhe më shumë komuna, sepse me komunat në duar të tjera biznesi nuk po është mjaftueshëm nën kontroll (prandaj edhe ky zell me i ndëshku me çmimin e rrymës, gjithsesi brenda ligjit!)’’, ka shkruar ai më tej.

Maliqi ka shkruar edhe se Kurtit nuk i bëhet vonë dhe se pret ‘‘me muaj të tërë’’.

‘‘Qysh me mujtë diqysh me e kriju një situatë ku fitohen disa komuna më shumë, dhe ku pas skadimit të mandatit të Osmanit, kryeministri në detyrë bashkë me presidenten në detyrë (kryetaren e kuvendit) janë të dy nga VV? Kurtit nuk i bëhet vonë dhe pret edhe muaj të tërë deri te ky moment nga komoditeti i kryeministrit në detyrë, në shkelje flagrante të një ligji të miratuar prej vetë tij që e detyron të japë dorëheqje. Më pas, pa parlament efektiv, kjo dyshe e ushtruesve të detyrës do të sillej si ata kryetarët në veri që po marin vendime gjithsesi të ligjshme, por jo edhe legjtime, me 1% të votave. Si ajo thënia e presidentit peruan Benavides: “Për miqtë e mi, gjithçka! Ndërsa për armiqtë, ligjin!” E kështu përmes ligjit deri te shembja e tij – deri te Republika e Tretë’’, ka përfunduar ai. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi
06/07/2026 - 22:33

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që t`i përdorin rrugët alternative dhe...

Më shumëDetails

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj

“Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtit”, thotë Demhasaj
06/07/2026 - 22:10

Arton Demhasaj ka thënë se nëse flasim për dozën e popullizmit, Përparim Rama mund t’ia bëjë opozitën Albin Kurtin.“Me popullizëm e shmekerizëm, Përparim Rama mendoj se mund t’ia...

Më shumëDetails

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë
06/07/2026 - 21:57

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Qumështorja Vita, e cila ka pretenduar se ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të...

Më shumëDetails

S’ka kolona nëpër kufi, pritjet 5 minuta

Paralajmërimet për protestë të serbëve në afërsi të Jarinjës, gjendja vëzhgohet edhe nga ajri
06/07/2026 - 21:21

Për të hyrë ose dalë nga pikat kufitare tokësore në vend, nuk ka nevojë të pritet në kolonë, sipas përditësimit të fundit të Qendërs Kombëtare për Menaxhim Kufitar....

Më shumëDetails

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar

Mafiozi i ilaçeve Nadir Çausholli kanos një biznesmen te Sky Tower, kundërshton policinë për t’a shoqëruar
06/07/2026 - 20:40

Bizmeni kontrovers Nadir Çausholli, me precedentë penalë dhe disa dosje të hapura penale për vjedhje dhe skema mashtrimi me ilaçe, ka kanosur paraditen e sotme biznesmenin M. L.,...

Më shumëDetails

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?

Si po shkonin bisedimet midis ShBA-së dhe Iranit para funeralit të Khameneit?
06/07/2026 - 20:31

Kryeparlamentari i Iranit dhe negociatori kryesor në bisedimet me ShBA-në, Mohammad Bagher Ghalibaf tha se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit që vendi i tij nënshkroi me Shtetet e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë